Hoti: Shqetësuese mesazhet e aleatëve, Kosova mund të përjashtohet nga Procesi i Berlinit dhe CEFTA, mund t’i shtohen sanksionet
Autori: Gazeta inFokus 13:10 | 25 September 2024
Deputeti i LDK’së, Avdullah Hoti, ka thënë se secili qytetar apo përfaqësues i partive politike duhet të shqetësohen nga “mesazhet shqetësuese” për Kosovën nga aleatët kryesorë.
“Mesazhet shqetësuese për Kosovën nga aleatët kryesorë, në veçanti nga SHBA-ja, Gjermania dhe Franca, duhet ta shqetësojnë secilin qytetar dhe secilin përfaqësues të partive politike, pozitë dhe opozitë.”
Hoti ka thënë se Kosova mund të përjashtohet nga Procesi i Berlinit.
“1. Kosova mund të përjashtohet nga Procesi i Berlinit, i cili është mekanizmi formal i përgatitjes së vendeve të Ballkanit Perëndimor për anëtarësim në BE, për të cilin proces qeveritë e kaluara kanë punuar shumë, me pasoja tepër të mëdha në dinamikën e integrimit evropian dhe pjesëmarrjen në planin e rritjes të BE-së për Ballkanin Perëndimor.”
Ai ka shtuar se Kosovës mund t’i vazhdohen sanksionet nga BE.
“2. Kosovës mund t’i vazhdohen sanksionet nga BE-ja, me pasoja prej qindra miliona euro në projekte të energjetikës, ujësjellësit, infrastrukturës etj.”
Hoti ka thënë se Kosova mund të përjashtohet nga CEFTA.
“3. Kosova mund të përjashtohet nga CEFTA, me pasoja të mëdha në importe dhe eksporte të Kosovës, duke rënduar koston e shumë mallrave të konsumit për qytetarë dhe shtrenjtuar eksportet e Kosovës në tregjet rajonale.”
Ai ka përmendur marrëveshjet që Serbia ka nënshkruar me SHBA’në, Gjermaninë e Francën.
“Të tre këta aleatë, të cilët garantojnë sovranitetin e Kosovës përmes trupave të tyre në KFOR krahas vendeve të tjera të NATO-s, kanë hyrë në marrëveshje strategjike me Serbinë: SHBA-ja për energjetikë, Gjermania për litium dhe Franca për aeroplanë ushtarak.”
Hoti ka shtruar disa pyetje.
“Si u bë që në fund të qeverisjes 4-vjeçare të kemi këtë situatë?! Si u bë që dialogu i nisur për njohje reciproke të përfundojë në dialog për asociacionin?! Si u bë që kërkesat e krerëve të shteteve aleate drejtuar Kosovës dhe Serbisë për angazhim në dialog për njohje reciproke, të ndryshojnë në kërkesa për themelim urgjent të asociacionit?!”
Në fund Hoti ka thënë se dihet përgjegjësi për këtë situatë dhe se përgjigjen qytetarët duhet ta japin në zgjedhjet e 9 shkurtit.
“Përgjegjësi për këtë situatë të krijuar dihet. Përgjigjen duhet ta japin qytetarët në procesin demokratik të ardhshëm.”
Të tjera
-
Arifi: Kanë filluar pipat e propagandës elektorale të LVV nëpër rrjete sociale
Ish-diplomati Avni Arifi, parashikon se Vetëvendosja do të zvhillojë fushatë ...
-
Ciolacu prin në zgjedhjet presidenciale të Rumanisë, sipas sondazheve
Kandidati i Partisë Social-Demokrate për president të Rumanisë, Marcel Ciolac...
-
Gërvalla nderon heronjtë, Sabahate Tolaj dhe Isuf Haklaj në 21 vjetorin e vrasjes së tyre
Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ka përkujtuar zyrtarët e poli...
-
Hoxhaj nesër nderohet me titullin “Doctor Honoris Causa”
Nesër pritet që nënkryetarit të Kuvendit Enver Hoxhaj, t’i jepet titulli “Doc...
-
Qalaj thotë se në veri po hyjnë armë nga Serbia
Për tri ditë radhazi Policia e Kosovës në aksionet e saj në Zveçan, Zubin Pot...
-
Skandaloze: Shkëlzen Gashi i quan mediat organizata kriminale, e gazetarët kriminelë
Analisti Shkëlzen Gashi ka lëshuar një deklaratë skandaloze për mediat dhe ga...
-
Shkuarja në zgjedhje me VV-në, Meta: Gërvalla e Peci vendosën për interes të tyre, jo të partisë
Deputeti nga Lista “Guxo”, Burim Meta ka qenë i ftuari i radhës në “Reel Talk...
-
Konjufca e pret nesër homologun e tij nga Maqedonia e Veriut
Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca nesër e pret në takim homologun e tij nga...
-
Dyshohet se vrau gruan e tij Gjyljeta Ukellën, Edmond Lajçi nuk tentoi kurrë t’i takojë fëmijët
Për një vrasje që ndodhi në prill të këtij viti, tek këto ditë u ngrit aktaku...
-
Vonesa në regjistrimin e veturave me targa “RKS” në Leposaviq
Targa RKS nuk janë parë ndonjëherë më shumë në komunën e Leposaviqit. Megj...
-
Ekspertët thonë se zbutja e varfërisë mund të zbusë krizën e migracionit
Ekspertët thonë se varfëria dhe uria janë faktorët kryesorë që shkaktojnë kri...
-
Haziri për presidenten Osmani: E tepërt të diskutohet rikthimi në parti politike
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka hedhur poshtë ...