Lajme

HOTI “SFIDOHET” NGA PUNËTORI I KEK-UT (VIDEO)

Autori: Gazeta inFokus 17:36 | 08 June 2017

Kandidati për kryeministër nga koalicioni LDK-AKR, Avdullah Hoti, është “sfiduar” nga një punëtor i KEK-ut, gjatë vizitës që ka bërë sot në termocentralet e Kooporatës Elektroenergjetike të Kosovës.

Fillimisht, ai ia ka përkujtuar Hotit se si pasojë e vonesave rreth zhvendosjes se banorëve në zonën prej 52 hektarësh, bagerat e KEK-ut kanë ndaluar së punuari dhe dita-ditës KEK-u po humb dhjetëra miliona euro!

Më pas e ka pyetur se çka do të bëjë ai personalisht në këtë drejtim.

-Advertisement-

E, përgjigja e Hotit ka qenë krejt e shkurtër.

“KEK-u ka dorëzuar elaboratin e shpronësimit dhe qysh javën që vjen do të ulemi për të gjetur zgjidhje në këte çështje”, ka thënë Hoti, shkruan AktivPress.

Zona për të cilën ka folur punëtori i KEK-ut është bllokuar si pasojë e ndërtimeve ilegale në disa lagje të Shipitullës!

Ndërtimet janë bërë pas vendimit të shprehjes së interesit të veçantë për këtë zonë nga Qeveria  e Kosovës, me ç’rast vlera e shpronësimeve është rritur nga  5 milionë në 16 milionë.

Për këtë arsye,  shpronësimi ka ngecur dhe nga gushti i vitit të kaluar ka ndaluar së punuari eskavatori i parë i djerrinës duke vazhduar që dita ditës të ndalen edhe eskavatorët e tjerë dhe duke shkaktuar kështu humbje të mëdha KEK-ut./AktivPress

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Studio MASTER në UNI, Merr Diplomë dhe lejeqëndrim t’përhershëm në GJERMANI
-Advertisement-

Të tjera