Lajme

Hoti, qeveritarëve: Jeni përçudnuar – po krekoseni me rritje ekonomike e cila ka ndikim minimal në standardin e jetës

Autori: Gazeta inFokus 19:16 | 24 July 2024

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka kritikuar qeverinë duke thënë se janë përçudnuar.

Hoti përmendi rastin e zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi, i cili sipas tij, ka deklaruar se është ulur papunësia, e që sipas tij, 200 mijë qytetarë kryesisht të moshës së punës, janë larguar nga vendi.

“Zv.kryeministrja Gërvalla, në vitin e katërt në pushtet, çuditet për tarifat e larta për pajisje me dokumente që lëshohen në konsullata dhe vendos t’i ulë ato”.

-Advertisement-

“Norma e rritjes ekonomike në Kosovë për 2025 pritet të jetë 3.9%, që është me ndikim minimal në rritjen e standardit të jetës, por zyrtarë të partisë në pushtet krekosen se është më e larta në rajon kur vendi fqinj në veri e ka 3.8%, pra Kosova e ka vetëm 0.1% më të lartë”, shkroi Hoti.

Më tej, Hoti tha se lista nuk mbaron me kaq, por tha se “kaq për momentin”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova synon të rrisë ndërgjegjësimin lidhur me çrregullimet e spektrit të autizmit në Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin
-Advertisement-

Të tjera