Lajme

Hoti – Qeverisë Kurti: Mashtrues nga i pari deri te i fundit

Autori: Gazeta inFokus 11:28 | 21 July 2024

Ish-kryeministri dhe njëherit deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, për Ekonomia Online ka thënë se kryeministri Albin Kurti dhe ministri i Financave Hekuran Murati janë duke mashtruar me shifra, për këtë ai ka thënë se kjo qeveri nga i pari të i fundit janë mashtrues.

Ai ka thënë se Qeveria është në vitin e katër dhe merret me të kaluarën, teksa sipas Hoti, fjalori i tyre politik e kanë mbi bazë demagogjike.

“Unë nuk e ndaj atë prej pjesës tjetër të qeverisë, nga shefi i tij në Qeveri dhe të gjithë kolegët e tij në Qeveri. Mashtrues prej të parit deri tek i fundit, krejt diskursin politik e kanë mbi baza demagogjike, duke tentuar me ndërtuar narrativa të pa qenë. Vetëm duke i sharë njerëzit, je në vitin e katër të qeverisjes më nuk merresh me të kaluarën, pavarësisht se a ke pasur apo nuk ke pasur të drejtë. Tash thirresh në rezultate, mungesa e rezultateve i bënë këta njerëz mashtrues, demagog, në opinion publik.” – ka thënë ai.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova nderohet me tre Çmime prestigjioze për qëndrueshmëri
-Advertisement-

Të tjera