Hoti: Qeveria për tri vite menaxhoi mbi tetë miliardë euro, asnjë projekt madhor
Autori: Gazeta inFokus 16:01 | 01 November 2023
Ish-kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti, ka adresuar një varg kritikash për qeverinë e udhëhequr nga Albin Kurti.
Hoti tha se për tri vite janë menaxhuar 8.63 miliardë euro, por nga këto nuk është realizuar asnjë projekt madhor.
“Nuk ka asnjë projekt madhor që mund të shihet dhe të shfrytëzohet nga qytetarët dhe bizneset. Nuk ka asnjë projekt madhor që së paku ka nisur të realizohet”, tha Hoti.
Ai tha se grantet e ndara për komuna iu kanë takuar vetëm atyre që iu takojnë VV-së.
“Grantet e ndara për komuna bëhen sipas formulës së ligjit të buxhetit. Problemi tek buxheti i komunave lidhet me shpërndarjen e projekteve të ministrive nëpër komuna. Përvoja në këto tri vite të qeverisjes së koalicionit VV-Guxo nuk është e mirë. Vitin e kaluar, gjysma e projekteve të reja të futura në buxhet kanë shkuar vetëm për komuna që ‘rastësisë’ të qeverisen nga VV-Guxo”, theksoi ai.
Deputeti i LDK-së shtoi se problemi madhor i buxhetit në këto tri vite është përkeqësimi i strukturës së buxhetit.
“Investimet kapitale kanë rënë në nivele shumë të ulëta, si në planifikim, ashtu edhe në realizim. E në anën tjetër, buxheti për skema sociale po rritet vazhdimisht, që është e pakuptimtë nëse thuhet se ka pasur rritje të lartë ekonomike. Rritja ekonomike duhet të zvogëlojë numrin e familjeve dhe personave në nevojë, dhe rrjedhimisht duhet të ulen shpenzimet për skema sociale”, tha deputeti i Lidhjes Demokratike Avdullah Hoti.
Të tjera
-
Osmani uron Poloninë për drejtimin e Presidencës së BE-së: Duam heqjen e masave ndaj Kosovës
Presidentja Vjosa Osmani e ka uruar Poloninë që nga sot më 1 janar ka marrë d...
-
Kurti mirëpret qytetarët e Bosnjës, vizitorët e parë pa viza në Kosovë
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti sot ka pritur delegacionin e qytetarëve bo...
-
FBI tani po heton tragjedinë e New Orleans “si një akt terrọrizmi”
FBI po heton incidentin vdekjeprurës në New Orleans si një “akt terrorist...
-
Prishtina e pesta në botë për ajrin më të ndotur
Prishtina sot është ndër qytetet me ajrin më të papastër në botë. Kjo sipa...
-
Suspendohet zyrtari policor nga Graçanica pasi ushtroi dhụnë në familje
Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) bën të ditur se e ka arrestuar të martën...
-
Bota feston ndërrimin e viteve me fishekzjarre dhe dronë
Në Damask, kryeqytetin e Sirisë banorët shënuan ardhjen e vitit të ri në treg...
-
“Pa viza”- Kosovarët ia mësyjnë me të madhe Evropës, këto dy shtete po vizitohen më së shumti
Që nga 1 janari i vitit që lamë pasë, qytetarëve të Kosovës i’u është mundësu...
-
Mjegull e dendur, policia e Ferizajt bën apel për kujdes
Policia e Kosovës nga rajoni i Ferizajt ka njoftuar se në disa vende ...
-
Një burrë rrạhu gruan e tij natën e Vitit të Ri, arrestohet nga policia
Një burrë në Graçanicë, sipas raportit të policisë, dyshohet se ka rrahur bas...
-
Policia: Festimet e Vitit të Ri kaluan kryesisht qetë dhe pa incidente fatale
Policia e Kosovës e ka vlerësuar “kryesisht të qetë” natën e Vitit të Ri. ...
-
Hoqën kontrollet kufitare, Rumania dhe Bullgaria anëtare të plota në Zonën Shengen
Rumania dhe Bullgaria hoqën përfundimisht kontrollet në kufijtë tokësorë më 1...
-
“Një trup fluturoi rreth meje”, “pati të shtëna”, dëshmitarët rrëfejnë momentin e sulmit me veturë
Dhjetë persona mbetën të vdekur dhe 30 u plagosën pasi një automjet u përplas...