Lajme

Hoti: Qeveria e rriti tatimin në pronë në kulmin e inflacionit

Autori: Gazeta inFokus 14:57 | 12 April 2024

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti ka kritikuar qeverinë për rritjen e tatimit në pronë.

Sipas tij, një gjë e tillë është bërë vetëm për të rritura të hyrat për qeverinë.

Në profilin e tij në “Facebook”, Hoti ka shkruar se ky ka qenë një veprim i paprecedent i Qeverisë Kurti. Në gjitha qeveritë normale, sipas tij, në këtë kohë i kanë ulur ngarkesat tatimore për qytetarë. Ai ka thënë se këtë vit qeveria do të fillojë edhe me tatimin e tokave bujqësore të kultivuara.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Çka do të thotë të gatuash shqip?
-Advertisement-

Të tjera