Hoti: Qe dy vite qeveria i la invalidët e luftës pa banja shëruese e pa proteza
Autori: Gazeta inFokus 10:55 | 17 July 2023
Veteranët nuk u përfshinë në Ligjin e pagës minimale, prandaj edhe dolën në protestë të shtunën.
Për këtë situatë, dhe kushtet e veteranit, foli në Sytë 7 në Klan Kosova, invalidi i luftës Arton Hoti.
Ai tha se veterani merr 170 euro, ndërsa invalidi i luftës, varësisht nga invaliditeti, arrin të marrë ndihmë deri në 300 euro.
Sipas tij, këto mjete nuk u dalin atyre as për barëra e lërë me për t’i shkolluar fëmijët apo për mirëqenie.
Për këtë situatë, ai thotë se shumë veteranë dalin e mbledhin kanaqe nëpër rrugë.
Ndërsa shton se si shkak i kushteve jo të mira, rreth 100 veteranë, që nga paslufta, kanë bërë vetëvrasje.
Hoti tha se qe dy vite, Qeveria nuk u ka mundësuar invalidëve të luftës që të shkojnë në banja shëruese, e as nuk u janë dhuruar proteza, të domosdoshme për invalidët. Sipas tij, këto ndihma më herët i kanë gëzuar.
Ish-ushtari i UÇK-së, përmendi edhe dy raste të rënda, ku sipas tij, një invalid i luftës humbi jetën si shkak që shteti nuk i ndihmoi për ilaçe. Ndërsa rasti tjetër, sipas Hotit është fakti që një invalid nuk u ndihmua nga Qeveria për bateri për zemër. Atë e ndihmuan kolegët e tij të luftës, në mënyrë humane e vullnetare, për çka sot është në jetë ende i njëjti.
Arton Hoti, që ishte luftëtar si 17-vjeçar, foli edhe për rastin e publikimit të audio-incizimeve të Shefes së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila me ish-deputetin e Listës Serbe, Sllavko Simiq, ku sipas tij, veteranët u krahasuan me kriminelët serbë.
Këto qëndrimi karshi politikës dhe kushteve të veteranëve, mund t’i përcillni në intervistën e plotë.
Të tjera
-
Trump: Elon Musk nuk vendos asgjë pa miratimin tim
Presidenti i ShBA’së, Donald Trump, ka deklaruar se miliarderi Elon Musk nuk ...
-
Bedri Hamza u kërkon qytetarëve të bëhen zëri i tij: Garantoni për programin tim, siguroni që e mbaj fjalën!
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka mbajtur një takim edhe m...
-
Arton Demhasaj: Mobilizimi i madh në Strellc për një Kosovë Fituese dhe anëtarësim në NATO
Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) për deputet, Arton Demhas...
-
Mergim Lushtaku: Takimet madhështore në Qirez, Terstenik, Abri dhe Drenas vulosin fitoren e madhe të PDK-së
Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës, Mergim Lushtaku, ka z...
-
Shahin Dervishaj: Fshati Qirez në Skenderaj, mundet 77 herë ma mirë
Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Shahin Der...
-
Haradinaj për sulmet e Kurtit ndaj mediave: Nuk kemi nevojë për diktator që na tregon cila është e drejta
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovë (AAK), Ramush Haradinaj, ka reagu...
-
Imri Ahmeti: Lipjani është bastioni i ndryshimit, së bashku me Lumir Abdixhikun do ta rikthejmë Kosovën në rrugën e drejtë
Kandidati për deputet nga rradhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Imri Ahme...
-
Gjendet një raketahedhës në kufi me Serbinë, Policia jep detaje
Policia e Kosovës në patrullim në zonën kufitare kanë hasur në një raketahedh...
-
Daut Haradinaj nga Gjinoci i Suharekës: Kudo që ka qeverisur Aleanca, kanë shkëlqyer ato komuna
Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), D...
-
Xhafer Gashi: Me Lumir Abdixhikun Kryeministër, Kosova ecën përpara
Kandidati për deputet nga rradhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Xhafer Ga...
-
Kurti “kërcënon” prokurorët: Më 10 shkurt mos të dalin në punë se punë s’do të kenë
Kryeministri Albin Kurti ka “kërcënuar” përsëri prokurorët e sistemit prokuro...
-
AAK premton Ministri për UÇK-në dhe Familjen
Kandidati i AAK-së për kryeministër, Ramush Haradinaj udhëtoi sot drejt Drena...