Lajme

Hoti për Qeverinë Kurti: E kanë futur dialogun në qorrsokak, fundi nuk mund të jetë i mirë

Autori: Gazeta inFokus 12:08 | 15 November 2022

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka pyetur se për çka po zhvillohet sot takimi në Bruksel, kur vendimi për targat tashmë është marrë duke mos dëgjuar kërkesën e SHBA-së.

Hoti thotë se Qeveria e ka futur në qorrsokak dialogun dhe e kanë dëmtuar partneritetin me aleatët. Për këto arsye, Hoti ka thënë se “fundi për ta nuk mund të jetë i mirë”.

“SHBA-ja, aleati ynë kryesor – i kërkon Qeverisë së Kosovës të shtyj zbatimin e vendimit për targat, e këta shkojnë e takohen me Petkoviqin në Bruksel!!!

-Advertisement-

Vendimi për targat është marrë nga Qeveria. Çfarë ka për tu negociuar?!
Fatkeqësisht, këta qeveritarë na kanë futur në qorrsokak sa i përket dialogut, e na kanë dëmtuar partneritetin me aleatët. Fundi nuk mund të jetë i mirë”, ka thënë Hoti.

Kryenegociatori i palës kosovare, Besnik Bislimi, sot po qëndron në Bruksel ku pritet të të zhvillojë negociata për targat.

Gjatë ditës së djeshme, Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borrell ka thënë se Kosova dhe Serbia duhet urgjentisht të gjejnë një zgjidhje për të ulur tensionet, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Shefi i diplomacisë së Bashkimit Evropian tha se nuk mund të arrijmë te 21 nëntori, pa pasur një marrëveshje, dhe se siç thotë ai dorëheqja e serbëve nga institucionet e Kosovës ka krijuar vakuum dhe mund të ndodhë më e keqja.

“Nuk mund të arrijmë te kjo datë pa pasur një marrëveshje ose do të jemi buzë një situate të rrezikshme. Tërheqja e serbëve nga institucione ka krijuar vakuum, mund të ndodhë më e keqja. Kështu që të dy palët duhet të tregojnë më shumë fleksibilitet. Mesazhi nga Këshilli është i qartë, na duhet progres i qartë. E kemi prezantuar propozimin, e falënderoj Gjermaninë dhe Francën që e kanë mbështetur fuqishëm këtë propozim”, tha ai.

Kryeministri Kurti gjatë javës së kaluar disa herë ka përsëritur se vendimi për targat ka të bëjë me vendosjen e sundimit të ligjit dhe se lëshimi i gjobave do të nisë më 21 nëntor.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
E treta e verteta, shpallet fituesi I trete I Lojes Shperblyese se Artmotion?
-Advertisement-

Të tjera