Lajme

Hoti pas kërcënimeve të Rakiq-it: Nuk punojmë nën kërcënimet e askujt

Autori: Gazeta inFokus 19:09 | 13 October 2020

Kryeministri Avdullah Hoti nuk është i informuar për kërcënimin e Goran Rakiqit që sot nga Beogradi tha se nëse Kosova nuk e formon Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe, sipas Marrëveshjes së Brukselit, atëherë Lista Serbe do të dalë nga koalicioni qeverisës. Ai ka thënë me plot bindje se qeveria që ai e drejton nuk merr kërcënime nga askush.

 

“Kjo nuk është qeveri që pranon kërcënime prej askujt, absolutisht askujt. Nuk punojmë nën kërcënimet e askujt. Kemi disa marrëveshje të koalicionit me të gjithë partnerët, përfshirë Listën Serbe. Për aq kohë sa i përmbahemi këtyre marrëveshjeve punojmë bashkë. Unë po kujdesem që të respektohen këto marrëveshje”, tha Hoti

 

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Afati i fundit për regjistrime në programin MSc. Data Science & Analytics në UNI – Universum International College – Powered…

Të tjera