Lajme

Hoti paralajmëron masa të reja antiCOVID për festat e fund vitit

Autori: Gazeta inFokus 17:39 | 01 December 2020

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti në një konferencë për media ka folur për gjendjen pandemike në vend.

Hoti ka thënë se masat ekzistuese do të vazhdojnë të jenë në fuqi, ndërsa ka paralajmëruar masa të reja për festat e fund vitit të cilat do të vendosen në javën e ardhshme.

“Ne do të vendosim masa të reja nga java e ardhshme që do të vlejnë për festat në mënyrë që të festojmë në shtëpi sa ma qetë dhe institucionet shëndetësore të jenë në gjendje të përballen me gjendjen”, ka thënë Hoti./Gazeta inFokus/

-Advertisement-

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera