Hoti: Pa njohje reciproke, s’mund të normalizohen marrëdhëniet Kosovë-Serbi
Autori: Gazeta inFokus 10:53 | 10 December 2024
Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti ka marrë pjesë në mbledhjen e përbashkët të Komisionit Parlamentar për Stabilizim dhe Asociim BE-Kosovës në Parlamentin Evropian.
Në këtë takim Hoti ka thënë se fqinjësia e mirë dhe dialogu janë vlera evropiane dhe civilizuese në marrëdhëniet ndërshtetërore. Sipas tij, nuk ka rrugë tjetër përveç zbatimit të standardeve evropiane të fqinjësisë së mirë dhe dialogut, të cilat janë esenciale për integrimin evropian të Ballkanit Perëndimor.
“Vetëm përmes fqinjësisë së mirë dhe integrimit evropian largohet pasiguria politike që po e mban peng zhvillimin demokratik dhe ekonomik të gjithë rajonit. Por fqinjësia e mirë jep rezultate vetëm kur zbatohet nga të gjitha palët. Janë tri veprime të Serbisë që vazhdojnë të mbesin të pandëshkuara nga BE-ja, me përjashtim të deklaratave politike që janë bërë kohë pas kohe”, ka thënë ai.
Sipas Hotit, përfshirja e institucioneve shtetërore serbe në sulmet terroriste të vazhdueshme në veri të Kosovës, që dëshmohet, ndër të tjera, me mosndërmarrjen e masave ndaj personave që dihen qartazi se kanë qenë të përfshirë në këto sulme, presioni i vazhdueshëm i Serbisë ndaj komunitetit serb në Kosovë për t’u mos u integruar në institucionet e shtetit të Kosovës, si dhe shlyerja e vazhdueshme e adresave të banimit nga regjistri civil për shqiptarët në Luginën e Preshevës, janë veprime të Serbisë të cilat nuk janë ndëshkuar.
Sa i përket dialogut Kosovë-Serbi, Hoti ka thënë se si parti ‘që kemi bartur përgjegjësi shtetërore për shumë vite, besojmë se dialogu është mekanizmi i vetëm për të zgjidhur mospajtimet’.
“Kosova ka treguar gatishmëri për dialog që nga viti 2011. Nga atëherë e deri në vitin 2017, janë arritur shumë marrëveshje, edhe pse shumë nga to nuk janë zbatuar. Ato marrëveshje që janë zbatuar e kanë përmirësuar jetën e qytetarëve në të dy shtetet. Në vitin 2020, në qeverinë paraprake, nisi dialogu për marrëveshjen përfundimtare për njohjen reciproke dhe normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve. Por, fatkeqësisht, ajo kornizë e dialogut u braktis në vitin 2021. Dialogu gjatë periudhës 2021-2024 nuk ka prodhuar asnjë rezultat konkret. Gjatë kësaj periudhe, palët negociuese pajtoheshin në takimet e mbyllura, ndërkaq sapo dilnin në publik mohonin çdo gjë. Kjo ka qenë qasja e përhershme e palës serbe në dialogun e ndërmjetësuar nga Brukseli, por së fundmi edhe pala kosovare po sillet njësoj”, ka thënë ai.
Hoti ka theksuar se përderisa nuk adresohet problemi kryesor mes dy vendeve, që është njohja reciproke, nuk mund të normalizohen marrëdhëniet mes dy vendeve.
“Të gjitha problematikat në marrëdhëniet ndërshtetërore mes Kosovës dhe Serbisë, të cilat po adresohen në kuadër të dialogut të Brukselit, burojnë nga mungesa e njohjes reciproke. Prandaj, është e domosdoshme që dialogu të fokusohet në arritjen e marrëveshjes përfundimtare për njohje reciproke dhe normalizim të marrëdhënieve. Si opozitë, vazhdojmë ta mbështesim dialogun. Por tanimë është e qartë për secilin se ky format i dialogut nuk sjell rezultate. Transparencë për dialogun nuk ka as për qytetarët e as për opozitën. Ndërmjetësi i BE-së mjaftohet me faktin se palët po takohen në Bruksel dhe po arrihen dakordime për vazhdimin e takimeve. Vëmendja e nevojshme politike për dialogun nga nivelet e larta të BE-së vjen vetëm kur ndodhin probleme në terren, duke e kthyer kështu dialogun në mekanizëm për zgjidhjen e situatave problematike e jo për adresimin e problemit kryesor mes vendeve – që është njohja reciproke”, ka theksuar ndër të tjera Hoti.
Të tjera
-
Sullivan: Trump ka vërtetë mundësi që ta negociojë marrëveshjen bërthamore me Iranin pas rënies së Assadit në Siri
Këshilltari amerikan për sigurinë kombëtare, Jake Sullivan sugjeroi se ekzist...
-
Sali Berisha: Ndalimi i TikTokut, akt ekstrem censure
Një akt ekstrem censure, e ka cilësuar kreu i Partisë Demokratike Sali Berish...
-
Lorik Cana zgjedh dy politikanët më të mëdhenj shqiptarë të të gjitha kohërave
Lorik Cana, kapiteni ikonik i kombëtares shqiptare të futbollit i ka zgjedhur...
-
Haziri: Kurti ka refuzuar formatin e dialogimit me BE e SHBA, s’i përputhet mendësia politike me atë që kërkon Edi Rama
Nënkryetari i LDK-së dhe një prej figurave politike që ka qenë pjesë e proces...
-
Gjoshi, PDK: Të moshuarit kanë nevojë për pensione të dinjitetshme çdo muaj e jo njëherë në vit
Sekretari i PDK-së për organizim dhe zgjedhje, Betim Gjoshi ka thënë se të mo...
-
“100 euro fëmijës së prindit në rast social, 100 euro djalit të ministrit”: Miftaraj kërkon qeveri normale
Pas vendimit për shpërndarjen nga 100 euro për pensionistët dhe fëmijët – që ...
-
Shtesa 100 euro e qeverisë Kurti, PDK e qartë: Përpjekje për të mbuluar dështimin katërvjeçar
Partia Demokratike e Kosovës, po e cilëson të pamjaftueshme, ndarjen prej 100...
-
Pritje mbi 1 orë për të hyrë në Kosovë
Bashkatdhetarët vazhdojnë të vijnë në numër të madh në Kosovë, duke shkaktuar...
-
Shtesat e Kurtit, Muharremi: Korrupsion i pastër elektoral, 100 EURO Vota
Njohësi i integrimeve eveopiane, Shenoll Muharremi ka kritikuar ashpër kryemi...
-
Murati: Ata që paguhen nën 350 euro të raportojnë në ATK apo në Inspektratin e Punës, do të marrim masa
Ministri i Financave, Hekuran Murati u bëri thirrje punëtorëve që paguhen nën...
-
Kusari-Lila rrëfehet për kancerin e gjirit: E zbulova krejt rastësisht, gjatë kontrollit rutinor
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila ka t...
-
Bajrami: Shpërndarja e buxhetit në kohë fushate është skemë e korrupsionit publik
Deputetja nga rradhët e LDK-së, Hykmete Bajrami ka deklaruar se shpërndarja e...