Lajme

Hoti numëron investimet që do të vinin në Kosovë pas Marrëveshjes së Washingtonit: Gjynah që u la anash projekti i gazit

Autori: Gazeta inFokus 21:21 | 06 September 2023

Ish-kryeministri i vendit, tani deputet nga radhët e LDK-së, Avdullah Hoti, ka folur për Marrëveshjen e firmosur në Shtëpinë e Bardhë, tri vite më parë, duke numëruar investimet që u planifikuan të bëheshin, por që sipas tij “është gjynah” që mbeten anash.

Deputeti Hoti, marrëveshjen e nënshkruar në Shtëpinë e Bardhë, e quajti si një nga dy marrëveshjet më të rëndësishme të arritura që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës.

“Ata që tentojnë me shpërfillë një marrëveshje që u arritë në Shtëpinë e Bardhë, shpërfillin vetën e tyre…pas tri vitesh, ndoshta mund të reflektojmë më objektivisht të gjithë. Besoj që nga shpallja e pavarësisë janë dy marrëveshje të rëndësishme që janë nënshkru, marrëveshja për stabilizim dhe asocim, dhe është kjo marrëveshje me SHBA-në. Me këtë marrëveshje dhe me javët e para të dialogut intensiv me partnerët, ne e kemi kthy dialogun në binar që çojnë tek njohja reciproke dhe kjo marrëveshje ka pas për qëllim të hyhet në projekte të mëdha infrastukturore”, tha Hoti në Pressing të T7.

-Advertisement-

Ai tha se pas nënshkrimit të kësaj marrëveshje, tri javë më vonë, në Kosovë mbërriti “delagaconi më i madh amerikan që ka ardhë ndonjëherë”.

Ai tha se planifikohej të bëhej projekti me gazin, për të cilin tha se është “gjynah që u la anash”.

“Projekti i gazit, është gjynah që u la anash ai projekt, dhe qeveria ekzistuese me të ardhë e spostoi atë projekt”, u shpreh Hoti në Pressing.

I pyetur se çka përfitonte Kosova nga kjo marrëveshje, ai tha:

“Është përfshi termocentrali me gaz, projektet ionfrastuktuore, segmenti i autostradës Nish-Merdar, segmenti i autostradës që e lidh autostradën për Durrës dhe për Shkup. Projekti për hekurudhën për Durrës që u harru si projekt”, për këtë të fundit tha se s’ka seriozitet që të arrihet nga Qeveria e Kosovës.

“Nuk janë ndërmarrë veprime konkrete”, për hekurudhën për Durrës tha ai për Qeverinë Kurti.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UFC EKSKLUZIVISHT NË ARTMOTION!
-Advertisement-

Të tjera