Hoti: Në Bruksel nuk shkojmë për t’i bërë favore Serbisë, kemi mbështetjen e SHBA
Autori: Gazeta inFokus 23:42 | 04 December 2020
Javën e ardhshme më 10 dhjetor pritet të rifillojnë takimet ndërmjet shefave të delegacioneve të Kosovës dhe të Serbisë për dialogun e ndërmjetësuar nga Bashkimi Europian. Këtë e konfirmoi të premten zëdhënësi Peter Stano.
Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, deklaroi se delegacioni i Prishtinës nuk shkon në Bruksel për t’i bërë favore Serbisë.
“Ne dialogun në Bruksel e filluam në korrik me një qartësi besoj të plotë , në Samitin e Parisit, të organizuar nga Presidenti i Francës dhe kancelaria gjermane. Dhe aty në atë Samit me insistimin tonë ne vendosëm dy çështje në tavolinë dhe kërkuam dakordim. Dhe ka dakordësi për ata që është e para që marrëveshja duhet të përfundojë me njohje reciproke dhe normalizim të plotë të marrëdhënieve dhe dialogu duhet të jetë i kufizuar në kohë. Dhe kjo kohë është çështje muajsh. Procesi i dialogut dhe ndryshimet që ndodhën në zonat e specializuara, janë çështje të ndara sepse ne nuk shkojmë në Bruksel për ti bërë favore Serbisë. Ne shkojmë në Bruksel për të mbrojtur interesin e shtetit të Kosovës dhe ky interes është që kjo marrëveshje të mbyllet sa më para me njohje reciproke”.
Ndërkohë Hoti e komentoi dhe marrëveshjen mes Kosovës dhe Serbisë në prani të Presidentit të SHBA, Donald Trump.
“Firmosëm një listë me zotime karshi SHBA dhe me mbështetjen e tyre politike e financiare për normalizimin e marrëdhënieve ekonomike me Serbinë. Këtë kemi nënshkruar”.
“Kërkesa dhe dëshira jonë mbetet që të nënshkruajmë sa më parë një marrëveshje për normalizim të plotë të marrëdhënieve dhe për njohje reciproke. Në këtë mënyrë të lëvizim së bashku drejt integrimit në BE. Ajo që na u ofrua në Washington është që të vijojmë me një listë zotimesh për të dy vendet. Bëmë zotimet në dokumente të ndara në prezencë të presidentit të SHBA-ve për faktin që do të punojmë së bashku. Më mbështetje politike, në veçanti me mbështetje financiare nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës”.
“Ndërkohë që po flasim po zhvillohen biseda me DFC, me disa prej ministrive tona për disa projekte që janë pjesë e marrëveshjes, si autostrada, hekurudha, gazsjellësi, disa projekte biznesesh, etj. Është një marrëveshje që ndërron rrethanat ekonomike në religjion. Ndërkohë po vazhdon dialogu dhe në Bruksel për disa prej çështjeve”, ka thënë Hoti në një intervistë në Oranews.
Të tjera
-
BioNTech dhe Pfizer thonë se vaksina e tyre është efektive kundër variantit të ri
Sipas një studimi laboratorik të kryer nga kompanitë BioNTech dhe Pfizer, vak...
-
Një muaj paraburgim për të miturin që dyshohet se vrau 15-vjeçarin në Prizren
Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti për të Mitur, ka aprovuar kërkesën...
-
Vaksinimi anti-COVID planifikohet të bëhet në QKMF e palestra sportive
Ndonëse në Kosovë ende nuk kanë arritur vaksinat anti-COVID, në Ministrinë e ...
-
Prizren/ Gjykata merr vendim për burrin që rrahu gruan me kabllo elektrike
Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm, ka aprovuar kërkes...
-
Pejani kërcënon me vrasje një polic
Një person është arrestuar në Pejë pasi ka kanosur me vrasje njërin prej zyrt...
-
Polica gjobit 1,736 qytetarë dhe arreston 36 persona
Policia e Kosovës ka shqiptuar 1,736 gjoba ndaj të gjithë atyre që nuk po e r...
-
170 raste aktive me COVID-19 në Gjilan
Nën udhëheqjen e nënkryetarit të Komunës së Gjilanit, Arbër Ismajli është mba...
-
Publikohet një fotografi e rrallë e Presidentit Rugova
Një fotografi e rrallë është publikuar në prag të 15 vjetorit të vdekjes së P...
-
Azilkërkuesit bëjnë për spital pesë zyrtarë policor, në Lipjan
Janë arrestuar katër azil kërkues pasi kishin tentuar të futën me forcë në qe...
-
Sa është e pasur Vjosa Osmani?
Në zgjedhjet e 14 shkurtit, ushtruesja e detyrës së presidentit, synon që të ...
-
Shpallet konkursi për zëvendës drejtor të Policisë së Kosovës
Ministria e Punëve të Brendshme, ka hapur konkurs për zëvendësdrejtor të ri t...
-
Aksident me të lënduar në Fushë Kosovë
Ka ndodhur një aksident trafiku në fshatin Bresje të Fushë Kosovës, saktësish...