Lajme

Hoti merr ftesë nga Washingtoni: Jemi të bekuar që kemi miq të tillë

Autori: Gazeta inFokus 10:02 | 27 October 2022

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka njoftuar se ka marrë një ftesë nga Këshilli Atlantik në Washington DC, për të bashkëbiseduar me presidentin e Izraelit, Isaac Herzog.

Kështu ka njoftuar Hoti përmes një postimi në Facebook, përmes të cilit ai, presidentin e Izraelit e ka cilësuar si politikan me eksperiencë që ka shërbyer gjatë për vendin e tij dhe është mbështetur nga SHBA-ja.

Deputeti i LDK-së, po ashtu ka thënë se jemi të bekuar që kemi miq të tillë si SHBA-të.

-Advertisement-

“E falënderoj Këshillin Atlantik në Washington DC për ftesën për të bashkëbiseduar me Presidentin e Izraelit, Isaac Herzog, një politikan me eksperiencë që ka shërbyer gjatë për vendin e tij dhe është mbështetur nga SHBA-ja, për kontributin e tij për paqe, fqinjësi të mirë dhe stabilitet në Lindjen e Mesme. Jemi të bekuar që kemi miq të tillë!”, ka thënë Hoti.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Kryetari Përparim Rama pjesë e ‘Mayor’s Talk’
-Advertisement-

Të tjera