Lajme

Hoti mbledh ministrat, në rend të ditës ndarja e mjeteve financiare për familjen e Agon Musliut

Autori: Gazeta inFokus 12:22 | 05 June 2020

Hoti mbledh ministrat, në rend të ditës ndarja e mjeteve financiare për familjen e Agon Musliut

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka thirrur për sot mbledhje te Qeverisë,

Në rend të ditës janë tri pika.

-Advertisement-

Fillimisht, do të bëhet shqyrtimi i programit të Qeverisë së Kosovës për vitet 2020-2030.

Si pikë e dytë është shqyrtimi i propozim vendimit për ndarjen e mjeteve financiare për familjen e Agon Musliut, 26-vjecarit nga Komuna e Gjilanit që ndërroi jetë në rrethana tragjike gjatë kohës sa po qëndronte në karantinë në konvikte.Pika e tretë e rendit të ditës është shqyrtimi i propozim vendimit për të kërkuar nga Kuvendi ndryshimin dhe tejkalimin e përkohshëm të rregullave fiskale të deficitit si dhe kufizimit të balancimit bankar të përkohëshëm për menaxhimin e Financave publike

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Thyhet REKORDI I ZBRITJEVE!

Të tjera