Lajme

Hoti: Mbi 90% e premtimeve në ekonomi nuk u realizuan nga Kurti

Autori: Gazeta inFokus 21:00 | 18 October 2024

sh-kryeministri i vendit, tani deputet i LDK’së, Avdullah Hoti, duke analizuar premtimet nga programi i Qeverisë Kurti ka thënë se mbi 90% e premtimeve në  fushën e ekonomisë nuk janë  realizuar.

Sipas tij përjashtimisht mund të ketë ndonjë që është realizuar në tërësi apo ka filluar por që pjesa më  e madhe ka mbetur vetëm premtim.

“Nuk ka veprime qeveritare konkrete që tregojnë se qeveria aktuale është marr me premtimin e parë  ekonomik të  tyre që  ishte qasja e shumë e volitshme në  financa për biznese, veprimi i fundit ka qenë në vitin 2016 kur kryeministër ishte Isa Mustafa por edhe pse ishte ndër premtimet e para të programit të  tyre i njeti nuk është adresuar fare, përkundrazi ka përkeqësim ose vështërsi në qasje në financa të  bizneseve”, ka thënë  Hoti.

-Advertisement-

Deputeti Hoti ka thënë se janë dy premtime që megjithatë ka pasur lëvizje tek efiqienca e energjisë ku janë mbështetur disa biznese por nuk është se ka kalim radikal të bizneseve dhe ekonomive familjare për përdorim të energjisë efiqiente dhe poashtu ka filluar të adresohet edhe përkrahja për gratë.

“Ka pasur disa skema të caktuara ku janë mb shtetur të rinjët dhe gratë për punësim por nuk është  që  ka rritje të grave dhe rinjve në pjesë marrje në tregun e punës”, ka shtuar ish kryeministri Hoti në T7.

Ndryshe një tjetër premtim madhor që nuk është përmbushur sipas Hotit është edhe shuarja e AKP e që  sipas tij nuk ka asnjë iniciativë për shuarjen e AKP-së , përkudrazi gjatë gjithë këtyre viteve ka pasur valë  të  shitjeve nga ana e tyre.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker
-Advertisement-

Të tjera