Lajme

Hoti: Ky mandat do të mbyllet me dështim të plotë në investime kapitale

Autori: Gazeta inFokus 13:35 | 05 August 2024

Ish-kryeministri Avdullah Hoti, ka thënë se me këtë qeverisje, vetëm zhvillim nuk ka.

Ai ka thënë se në gjashtë muajt e parë të këtij viti janë realizuar vetëm 21% e investimeve kapitale. Hoti ka shkruar se qindra projekte të parapara në buxhet nëpër ministri të ndryshme nuk kanë nisur të realizohen.

Hoti ka shkruar në ‘Facebook”, se një ekonomi ku nuk ka investime të mjaftueshme kapitale, publike dhe private, nuk ka zhvillim.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Prince Caffe zgjeron shtrirjen në rajon, arrin marrëveshje bashkëpunimi me zinxhirin kroat Plodine
-Advertisement-

Të tjera