Lajme

Hoti: Koalicioni LDK-AKR-Alternativa do ta afrojë Kosovën me Bashkimin Evropian

Autori: Gazeta inFokus 19:33 | 02 June 2017

Kandidati për kryeministër nga koalicioni LDK-AKR-Alternativa, Avdullah Hoti e ka vazhduar fushatën në qytetin e Suharekës.

Ai ka thënë se të gjithë janë bërë bashkë të rinjtë dhe të vjetër, për të siguruar një fitore të madhe më 11 qershor.

“Ky është koalicioni më i fuqishëm ndonjëherë në Kosovë, është koalicion i shpresës dhe i së ardhmes për Kosovën. Koalicioni që do ta afrojë Kosovën me Bashkimin Evropian”, ka thënë Hoti në Suharekë.

-Advertisement-

Sipas tij Qeveria e LDK-së do të jetë me duar të pastra, duke premtuar një buxhet gjatë mandati në 3 miliardë euro.

Ai ka siguruar se do të punohet që të rinjtë dhe të rejat të sigurojnë punë, të jepet mbështetje për bujqit, dhe për ta trefishuar buxhetin për bujqësi.

Hoti gjithashtu ka premtuar edhe arsim cilësor, fuqizim të gruas dhe të rinisë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Hapet shkolla e mesme profesionale në Qytetin e Ferizajit
-Advertisement-

Të tjera