Lajme

Hoti: Kemi siguruar 40 milionë euro për vaksina që vijnë në shkurt

Autori: Gazeta inFokus 19:45 | 17 January 2021

Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, përmes një postimi të bërë në faqen zyrtare FB, ka pasqyruar disa të dhëna, shifra këto dhe fakte sipas tij, të cilat kanë të bëjnë me vaksinat anti-Covid.

Ai thotë se kanë siguruar 40 milionë euro për vaksinat të cilat do të vijnë në shkurt, derisa thotë se numri i porositur i tyre është 1.85 milionë doza.

Ky është postimi i plotë i tij:

-Advertisement-

Shifra dhe fakte:
■ Kemi porositur sasinë më të madhe të vaksinave prej 1.85 mil doza, jo vaksina ruse, por të sigurta (grafiku nga “Evropa e Lirë”).
■ Kemi siguruar 40 mil euro për vaksina që vijnë në shkurt.
■ Kemi përgatitur Strategjinë e Imunizimit, me prioritetet për vaksinim, duke nisur nga stafi shëndetësorë, të sëmurët kronik, dhe mandej nga moshat më të vjetra.
Vetëm me punë, pa zhurmë, vazhdojmë qeverisjen.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fito 50 € për dyshekun e vjetër dhe merr dyshkeun e ri Cloud për vetëm 549 €

Të tjera