Lajme

Hoti: Me investimet në sport fuqizojmë potencialin e të rinjve

Autori: Gazeta inFokus 17:07 | 25 May 2017

Kandidati për kryeministër nga LDK-AKR-Alternativa, Avdullah Hoti, ka thënë të enjten gjatë një vizite në Stadiumin e qytetit të Mitrovicës, se nëpërmes investimeve në sport do të fuqizojmë potencialin e të rinjve për të dëshmuar talentët tanë kudo në botë.

“Kosova ka telentë të mrekullueshëm të fushave të ndryshme sportive. Ne kemi investuar dhjetëra milionë euro në infrastrukturën sportive dhe do të investojmë edhe qindra milionë të tjerë për ta kompletuar infrastrukturës në tërësi. Sportistët tanë janë ambasadorët më të mirë të shtetit tonë. Ata kanë dëshmuar rezultate kulminante në disa disiplina, dhe do t’i përkrahim edhe më shumë në të ardhmen”, ka thënë Hoti.

Ai ka thënë se pasuria më e madhe e vendit janë të rinjtë, të cilët në dy vitet e kaluara kanë qenë prioritet gjatë ndarjeve buxhetore dhe do të përkrahen edhe më shumë në të ardhmen.

-Advertisement-

Hoti i shoqëruar nga Ministri i Kulturës Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala, ka biseduar me sportistët në Mitrovicë dhe u ka shpalosur programin e tij për zhvillimin e sportit.

“Programi ynë i përkrah të gjitha federatat e sporteve pa përjashtim duke u siguruar atyre të kenë buxhetin e mjaftueshëm për të i mbështetur kuadrot dhe talentet e reja në këtë fushë”, ka thënë Hoti.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studio MASTER në UNI, Merr Diplomë dhe lejeqëndrim t’përhershëm në GJERMANI
-Advertisement-

Të tjera