Lajme

Hoti i quan të “pabesë” VV-në: Qeveria Kurti e ka prekur fundin

Autori: Gazeta inFokus 18:41 | 10 January 2023

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti ka reaguar ndaj videos së fundit të VV-së ku sulmohen ish-qeveritarët, përfshirë këtu Isa Mustafa dhe Lumir Abdixhiku, raporton GazetaBlic.

Hoti përmes një shkrimi në “Facebook” thotë se, këto video të VV-së janë shpifje dhe këtë ai e quan fashizëm politik.

Duke i quajtur të “pabesë”, Hoti thotë se Qeveria Kurti tashmë e ka prekur fundin.

Sjellja e partisë në pushtet, me video montazhe plot shpifje, është fashizëm politik — urrejtje e tjetrit vetëm se i përket një grupi tjetër politik. Fundi i çdo lloj fashizmi dihet.

-Advertisement-

Në kohën kur duhet punuar në krijimin e unitetit politik për sfidat që na presin, këta duan t’i ikin përgjegjësisë. Në kohën kur delegacioni i lartë i partnerëve kryesorë të Kosovës zbarkon në Prishtinë, me të cilët duhet të ulen e të dakordohen të gjitha partitë politike, këta të pabesë nxisin urrejtje politike dhe pamundësojnë koordinimin e nevojshëm politik.

Propaganda shpifëse dhe mashtrimi nuk po kryjnë punë më. Fundin e keni prekur tashmë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
GP Aviation dhe PrishtinaTicket me fluturime direkte dy herë në javë drejt Parisit!
-Advertisement-

Të tjera