Lajme

Hoti fton të gjitha partitë të bashkohen kundër ‘përpjekjes jokushtetuese të Thaçit

Autori: Gazeta inFokus 15:48 | 01 July 2017

Pas reagimit zyrtar që erdhi përmes një komunikate nga LDK-ja, në profilin e tij në Facebook ka reaguar edhe kandidati për kryeministër i koalicionit rreth kësaj partie, Avdullah Hoti.

“Ne kundërshtojmë përpjekjet jo kushtetuese të presidentit Thaçi për të marrë pjesë në dialog me Serbinë krye në vete. Ftojmë partitë e tjera politike të bëjnë të njëjtën gjë. Nuk e kam të qartë kujt i jep përgjegjësi Presidenti për bisedat që mund të bëjë, kush i përcakton temat dhe kush merr përgjegjësi për realizimin e marrëveshjes së arritur pasi Presidenti ka rol të caktuar dhe të kufizuar kushtetues”, ka thënë Hoti.

Për të “është e pakuptimtë tani kur vendi është në proces të krijimit të institucioneve të merret ky veprim nga Presidenti”.

-Advertisement-

 “Ai ka shkelur Kushtetutën me pjesëmarrje direkte në zgjedhje në krah të partisë së tij. Prandaj, ai nuk përfaqëson unitetin popullor, por vetëm partinë e tij. Dialogun do ta zhvilloje Qeveria. Dialogu me Serbinë do të vazhdojë pas krijimit të institucioneve. Do të jetë dialog me një platformë të re, me dinamikë shumë më të ngjeshur, me afate kohore të prera, me involvim më të madh të partnerëve tanë nga BE dhe ShBA, duke vendosur në tavolinë të bisedimeve të gjitha temat. Mbi të gjitha, do të jete dialog me transparencë të plotë dhe involvim të të gjithëve dhe me llogaridhënie për çdo raund të bisedimeve”, ka thënë Hoti.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Për Festën e Bajramit, ZBRITJE deri n’KUPË t’QIELLIT!
-Advertisement-

Të tjera