Hoti falënderon Ramën për fjalën në KiE: Shqipëria mbetet zëri i jonë

Autori: Gazeta inFokus
17:02 | 12 October 2022
Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka falënderuar kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, për fjalën e tij në Asamblenë e Këshillit të Evropës, ku foli për Kosovën, shkruan Gazeta Infokus.
Hoti ka thënë se Shqipëria mbetet zëri i jonë, krahas vendeve mike që kanë mbështetur përpjekjet e popullit të Kosovës për liri e pavarësi.
“Faleminderit Kryeministër Edi Rama për fjalën në Këshillin e Evropës.
Derisa Kosova të anëtarësohet në mekanizmat ndërkombëtarë, Shqipëria mbetet zëri i jonë, krahas vendeve mike që kanë mbështetur përpjekjet e popullit të Kosovës për liri e pavarësi”, ka shkruar Hoti.
Ndryshe, Rama në fjalën e tij në Asamblenë e Këshillit të Evropës, tha se Kosova dhe Shqipëria janë si shpirti me trupin.
Duke iu drejtuar të pranishmëve, Rama ka thënë se “për ju lufta është një kujtim i largët, për ne një plagë që ende dhemb”.
Kryeministri shqiptar tutje u ka kërkuar përfaqësuesve në Këshill të Evropës që emrin e Kosovës çdo herë ta shkruajnë drejt – pra Kosova dhe jo Kosovo./Gazeta Infokus/

Të tjera
-
Haxhiu: Dorëheqjen ia kemi dorëzuar kryeministrit Kurti, ai e ka njoftuar Konjufcën
Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, pretendoi se ministrat në...
-
Gjobitet shoferja në Prishtinë, u incizua duke drejtuar veturën në kahun e kundërt
Policia e Kosovës e ka gjobitur një shofere me 100 euro dhe një pikë negative...
-
Gjermania drejt pagës minimale prej 15 eurosh në orë?
Koalicioni i ri qeveritar në Gjermani, i përbërë nga CDU/CSU dhe SPD, ka përf...
-
Presidenti i Italisë, Sergio Mattarella shtrohet në spital, i nënshtrohet një operacioni në zemër
Presidenti i Italisë, Sergio Mattarella është shtruar mbrëmjen e sotme në një...
-
Gërvalla: Ekziston rreziku që disa deputetë të Listës Serbe ta votojnë Qeverinë Kurti 3
Ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla, ka folur...
-
Gërvalla flet për një plan “ogurzi” të Listës Srpska: Mund të votojnë për Qeverinë Kurti për të na diskredituar
Ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla, ka folur...
-
Cakolli: Kryeministri nuk mund të japë dorëheqje në emër të 15 ministrave
Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) ka thënë se letra që k...
-
Berisha: Jam i gatshëm ta jap votën time për Kurtin, edhe nëse nuk jam pjesë e qeverisë
Deputeti i zgjedhur nga komuniteti egjiptian i Kosovës, Veton Berisha, ka thë...
-
Llogaritjet e Baton Haxhiut: Kemi me pasë qeveri me 61-62, Nisma shkrihet në Vetëvendosje
Sonte në Pressing diskutohet për seancën e sotme në Kuvend e cila u bllokua p...
-
Gërvalla me një interpretim apokaliptik:Jemi në një pikë ku mund të jetë e pamundur të vazhdohet konstituimi i Kuvendit
Ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla ka deklar...
-
Pauza e tarifave të Trump, Shtëpia e Bardhë: Po shyrtojmë më shumë se 15 marrëveshje tregtare
Sekretarja e shtypit të Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt u tha gazetarëve...
-
Ushtarët e KFOR-it vazhdojnë stërvitjet me helikopterë
Ushtarët e SHBA-së dhe Letonisë, të caktuar në Komandën Rajonale në Lindje të...