Lajme

Hoti duke i shkelur rregullat bën thirrje te respektohen ato

Autori: Islam Morina 21:04 | 28 October 2020

Në një postim i cili supozohej ta promovonte respektimin e rregullave kundër Covid-19, kryeministri Avdullah Hoti, i ka shkelur vet rregullat e përcaktuara me urdhëresë të ministrit të Tregtisë dhe Industrisë Vesel Krasniqi, shkruan Gazeta inFokus.

Në pikën 1.3 të kësaj urdhërese, përcaktohet qartë se në lokalet e gastronomisë nuk lejohen më shumë se katër persona në një tavoline, përveç në rastet kur ata janë familjarë mes vete.

“Në një tavolinë nuk do të lejohen të ulen më shumë se katër persona, përveç nëse janë anëtarë të së njëjtës familje”, thuhet në këtë urdhëresë.

-Advertisement-

Ndërkohë që në njërën nga fotot e publikuar nga kryeministri derisa bënë thirrje të respektohen masat anti-Covid, shihet se në tavolinë janë ulur 6 persona, e që nuk i takojnë të njëjtës familje.

Zyrtarë shtetëror jo rrallë herë kanë vepruar kundër masave që vet i kanë përcaktuar me manuale e vendime qeveritare. Edhe kësaj radhe kryeministri i ka shkelur rregullat e përcaktuara nga institucionet shëndetësore në vend./Gazeta inFokus/

#gastroshembull

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nëse doktor Mitrev do të përdorte hemofiltrimin me qëllim që të mashtruar pacientët, do t’i kishte mashtruar të gjithë 1738…

Të tjera