Lajme

Hoti dialogu do të udhëhiqet nga Qeveria

Autori: Gazeta inFokus 10:37 | 26 February 2020

Zëvendëskryeministri, Avdullah Hoti, ka thënë se tani ndodhën në një proces sfidues të arritjes  marrëveshjes më Serbinë.
Sipas Hotit kjo marrëveshje finale do të qon në njohjen nga Serbia, shkruan Gazeta inFokus.

“Proces sfidues të arritjes së Marrëveshjes së Paqes me Serbinë, që si konkluzion ka njohjen reciproke, siç edhe shprehet Sekretari Pompeo në letrën e fundit për Qeverinë e Kosovës”, ka shkrua ai në facbook.

E zëvendëskryeministri Hot është deklaruar se ky proces duhet të udhëheqtë nga Qeveria.

-Advertisement-

“Ballafaqimi me këtë proces është domosdoshmëri e jona, por edhe kërkesë e miqve tanë që na kanë përkrahur për 30 vite rresht, nga kërcënimet e Kërshëndellave e deri tek bombardimet e NATO-s e shpallja e pavarësisë. Kjo marrëveshje arrihet vetëm përmes një procesi dinamik dialogues të UDHËHEQUR nga Qeveria e Republikës së Kosovës”, ka thënë mes tjerash ai.

E taksa ndaj Serbisë sipas Hoti duhet të largohet pasi që sipas tij nuk na ndihmojnë në procesin dialogues.
“Ne, si Qeveri me legjitimitet të plotë qytetarë, do të jemi pjesë e zgjidhjes (të mirë) për vendin.

Pengesat e vetë shkaktuara që na përjashtojnë nga ky proces nuk na ndihmonjnë, përkundrazi.

Jemi në limit të kohës që të bëhemi pjesë e mbrojtjes dhe avancimit të sovranitetit të vendi tonë”, ka shkruar ai./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
KosovaMed përmbyll vitin me sukses – dhuron donacione për QKMF-në e Junikut

Të tjera