Lajme

Hoti demanton Hoxhajn: Kërkuam sa më parë liberalizimin e vizave

Autori: Gazeta inFokus 16:02 | 26 September 2018

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti ka demantuar deklarimet e zëvendëskryeministrit të Kosovës, Enver Hoxhajt se opozita në mbledhjen e sotme me Grupin e BE-së për viza opozita është shprehur kundër liberalizimit.

Hoti përmes një postimi ka shkruar se kanë kërkuar nga Grupi i BE-së që sa më shpejtë të përfundoj çështja e vizave, shkruan gazeta inFokus.

“Në takimin e sotëm me përfaqësuesit e të gjitha vendeve të BE-së, i kam siguruar se LDK-ja e mbështet fuqishëm agjendën euro-integruese të Kosovës. Si opozitë kemi mbështetur reformat dhe marrëveshjet në mes të Kosovës dhe BE-së që burojnë nga MSA-ja. I falënderova për mbështetjen në Parlamentin Evropian pro liberalizimit të vizave dhe kërkova që sa më parë të përmbyllet kjo çështje edhe në Këshillin e Ministrave, në mënyrë që qytetarët e Kosovës të mos mbesin të vetmit në Ballkan që nuk mund të lëvizin lirshëm.”, ka shkruar Hoti.

-Advertisement-

Ai ka shkruar gjithashtu se për dialogun me Serbinë duhet të respektohet vullneti i qytetarëve për mos futje në dialog tërsin territoriale.

“Për temën e dialogut me Serbinë, kërkova që të respektojnë vullnetin e qytetarëve të Kosovës, shprehur përmes të gjithë përfaqësuesve të qytetarëve në Kuvendin e Kosovës, se tërësia territoriale e Kosovës është e pacenueshme dhe nuk mund të jetë pjesë e dialogut. Dialogu mbetet i vetmi mekanizëm për zgjidhjen e çështjeve të hapura dhe gjuha nxitëse duhet të dënohet.”, ka përfunduar Hoti.

Ndryshe pak minuta më parë zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj ka thënë se opozita është kundër liberalizimit të vizave.

Hoxhaj përmes një postimi në facebook ka shkruar se sjellja e disa partive opozitare në takimin me diplomatët e shteteve anëtare është për keqardhje, shkruan gazeta inFokus.

“Opozita sot hapur doli kundër liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës. Është për keqardhje sjellja e përfaqësuesve të disa partive opozitare në takimin me diplomatët e shteteve anëtare (COËEB) që po e vizitojnë Kosovën për herë të parë.”, ka shkruar Hoxhaj./inFokus

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
E treta e verteta, shpallet fituesi I trete I Lojes Shperblyese se Artmotion?
-Advertisement-

Të tjera