Hoti akuzon ministrin Murati: Po merr kredi për ndihma sociale

Autori: Gazeta inFokus
12:09 | 06 April 2022
Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere ka miratuar tri marrëveshje ndërkombëtare.
Dy prej tyre kanë të bëjnë me marrjen e një kredie për projektin e zhvillimit të impiantit të ujërave të zeza në rajonin e Mitrovicës në vlerë prej mbi 30 milionë euro, ndërsa e treta marrëveshja për reformimin e ndihmës sociale, e cila u rikthye për miratim pasi u rrëzua muaj më parë në Kuvend.
Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati tha se kjo kredi 47 milionëshe ka për qëllim reformimin e skemave sociale.
Mirëpo sërish kritik ndaj kësaj kredie u shpreh, deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti.
“Marrëveshja është e njëjtë, nuk do të rritet asistenca sociale, ne nuk kemi hyrë në kredi asnjëherë për ndihma sociale. Çfarë ministri i Financave je kur kërkon kredi për ndihma sociale”, tha ai, transmeton kp.
Nga ana tjetër, deputeti i PDK-së, Ferat Shala kërkoi nga ministri që kreditë e buta mos të ridestinohen në projekte të tjera.
Siç tha ai, ka ndodhur në qeverinë Kurti I, kur kreditë e buta janë ridestinuar në shkollimin e personave të caktuar dhe asambletë kulturore në Dubai.
Krahas këtyre, Komisioni miratoi edhe plotësim-ndryshimet në Projektligjin për themelimin e fondit për garanci kreditore.

Të tjera
-
Emigrimi zbraz Kosovën, të dhënat e fundit të ASK-së alarmante
Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar Vlerësimin e Popullsisë...
-
Zhduken dy vajza në Fushë Kosovë
Sipas policisë së Kosovës dy vajza janë zhdukur në Fushë Kosovë. Të dy vik...
-
Ambasadori iranian në OKB: Izraeli e nisi luftën me dritën jeshile të SHBA-së, shkelje e Kartës së OKB-së
Ambasadori dhe Përfaqësuesi i Përhershëm i Iranit në Organizatën e Kombeve të...
-
Deklarohet avokati i Bislimit: Mirë shkoj intervistimi
Florent Latifaj, avokati i zëvendëskryeministrit në detyrë Besnik Bislimit, ë...
-
Pas intervistimit në Prokurori, Bislimi shkon direkt në qeveri, diskuton me avokatin para hyrjes
Zëvendëskryeministri në detyrë i Kosovës, Besnik Bislimi, ka shkuar menjëherë...
-
Besnik Bislimi del nga Prokuroria Speciale pas disa orësh intervistim
Zëvendëskryeministri në detyrë i Kosovës, Besnik Bislimi, ka përfunduar dëshm...
-
Sveçla shfaqet nën shoqërimin e Martin Berishajt në një takim zyrtar në Kroaci
Ministri i Punëve të Brendshme në detyrë, Xhelal Sveçla, ka takuar homologun ...
-
Raportimet se u takua me Kurtin, deputetja e LDK-së: Nuk votoj ndryshe nga partia
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Serbeze Kabashi-Muçaj, ka reaguar...
-
Deklarata e Trump, Cakolli: S’do ketë hapësirë për kalkulime të brendshme, Kosova të jetë e qartë
Eugen Cakolli nga KDI, ka reaguar në lidhje me deklaratën e presidentit të S...
-
Brendi kosovar Prince Caffe hyn në rrjetin e marketeve gjermane Kaufland në Kroaci
Prince Caffe, brendi i mirënjohur i kafesë nga Kosova, ka hyrë zyrtarisht në ...
-
Paralajmëron udhëheqësi suprem i Iranit: Beteja fillon tani!
Kreu suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei, ka bërë një paralajmërin në një...
-
Kapet koka*inë në Prishtinë, bastiset shtëpia e të dyshuarit
Njësiti nga Drejtoria për hetimin e narkotikëve në Prishtinë ka pasur substan...