Lajme

Hotelierët kërkojnë faljen e gjobave

Autori: Gazeta inFokus 17:23 | 27 September 2021

Kryetari i Odës së Hotelerisë dhe Turizmit, Hysen Sogojeva, në një prononcim për Gazetën Infokus ka bërë të ditur se ka kërkuar nga institucionet shtetërore që gjobat e bizneseve të shqiptuara gjatë pandemisë të falen.

“As qytetarët, por as bizneset nuk e meritojnë të gjobiten për shkeljen e masave të marra gjatë pandemisë. Gjobat duhet patjetër të falen për të gjithë”, tha Sogojeva për Infokus.

Ai gjithashtu bëri të ditur se këtë kërkesë ia ka parashtruar Ministrisë së Financave dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme, por që ende nuk ka marrë një përgjigje.

-Advertisement-

“Ne ia kemi parashtruar kërkesën institucioneve qe merren me këtë sektor, duke përfshirë Ministrinë e Financave dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe presim që të na thërrasin në një takim për t’i diskutuar këto çështje”, shtoi Sogojeva. /Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fito 50 € për dyshekun e vjetër dhe merr dyshkeun e ri Cloud për vetëm 549 €

Të tjera