Lajme

Horror në Romë/ Vëllari vret motrën, e ndan në copa dhe e hedh ..

Autori: Gazeta inFokus 17:00 | 16 August 2017

Një 62-vjeçar vrau motrën e tij, më pas e ndau copa-copa dhe e hodhi në koshin e plehrave.

Ngjarja e rëndë ndodhi në rrugën ‘Guido Reni’, në Flaminio të Romës. Mediat italiane raportojnë se të dy motër e vëlla jetonin sëbashku në një apartament, ndërsa nga të dhënat e para dyshohet se krimi ka ndodhur për probleme ekonomike.

Maurizio Diotallevi, pas disa orësh marrje në pyetje nga oficerët e krimi pranoi se kishte vrarë motrën, Nicolletën, 58 vjeçe, dhe më pas e kishte ndarë trupin e në disa copa e më pas e kishte hedhur me kuti në tre kosha me mbeturina. Provat që kanë ‘fundosur’ 62-vjeçarin ka qenë edhe një kamerat e sigurisë që e kanë kapur atë gjatë natës së 14 dhe 15 gushtit teksa hidhte një kuti në koshin e mbeturinave. Ndërkohë, dy kutitë e tjera u gjetën në lagje të ndryshme, ku ishte trupi dhe sendet e saj personale dhe rrobat.

-Advertisement-

‘Tgcom’ shkruan se fqinjët janë shokuar nga ngjarja e rëndë, ndërsa shprehen se nuk kishin dëgjuar asnjëherë që të ziheshin të dy motër e vëlla.

“Nuk kanë pasur asnjëherë grindje. Nicoletta dhe Maurizio i njihnim mirë dhe unë kurrë nuk do ta kisha menduar këtë.”, rrëfehu fqinja. Policia po heton lidhur me zbardhjen e plotë të shkaqeve të krimit makabër. /LAPSI.AL/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKT Kosova synon të rrisë ndërgjegjësimin lidhur me çrregullimet e spektrit të autizmit në Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin
-Advertisement-

Të tjera