Lajme

“Horror, kjo qeveri s’o kërkah”, Gjinovci tmerrohet me reagimin e MSh-së për rastin në Malishevë

Autori: Gazeta inFokus 14:35 | 23 August 2023

Aktivisti Rron Gjinovci ka mbetur i tmerruar me reagimin e ministrisë së Shëndetësisë, ku flet për rastin e vdekjes së një gruaje në Malishevë, e cila shkoi për trajtim mjekësor te dentisti.

Ministria e Shëndetësisë pak më parë njoftoi se kanë marra masa ndaj Institucionit Privat Shëndetësor “Doktorat”, ku vdiq një paciente gjatë trajtimit.

Po ashtu, MSh-ja tha se kjo ordinancë ka ushtruar veprimtari ilegale, teksa kanë kërkuar dënim maksimal ndaj të dyshuarve.

-Advertisement-

Mirëpo, Gjinovci është shprehur i pakënaqur me reagimin e MSh-së, ku thotë se “janë shqyrtuar edhe raportet e komisionit të licencimit lidhur me veprimtarinë e këtij institucioni privat”.

Pas kësaj, MSh-ja shton se “të gjitha këto të dhëna janë në dispozicion të Policisë së Kosovës dhe Odës së Stomatologëve të Kosovës si organe kompetente në funksion të zbardhjes së plotë të rastit, me qëllim që autorët e kësaj vepre të rëndë të marrin dënimin e merituar”.

Por, Gjinovci u shpreh se Qeveria Kurti nuk është kurrkah, pasi as me 50.2 për qind të votave sipas tij, nuk po arrin t’i kryejë gjërat bazike.

“Ministria e Shendetesise nuk ka qare pa ja dhon krejt provat policise, ky s’eshte favor qe ju po ia boni policise. Kjo nuk eshte detyre e juja, mu anku qysh ordinanca qenka ilegale, detyre e juja eshte me pengu veprimtarine ilegale te çfaredo entiteti qe ofron sherbime mjekesore”, shkroi Gjinovci në Facebook.

“Detyre e juja eshte me mbrojt dhe me rrite kualitetin e jetes se qytetareve. Per me bashkepunu me policine, s’keni qare. Kjo qeveri so kerkah, me 50.2% s’po arrine as gjana bazike me kry. Horror”, u shpreh ai.

Dy persona janë arrestuar nën dyshimin për trajtim të pandërgjegjshëm shëndetësor.

Një 35-vjeçare ka vdekur pasi ka shkuar për ta hequr dhëmbin në këtë institucion privat shëndetësor.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Thyhet REKORDI I ZBRITJEVE!
-Advertisement-

Të tjera