Horoskopi për ditën e sotme, 19 prill 2024
![](https://gazetainfokus.com/wp-content/uploads/2024/04/640-0-horoskopi-1685293280.jpg)
Autori: Gazeta inFokus
07:17 | 19 April 2024
Dashi
Do të jeni të shqetësuar për shkak të disa debateve që keni pasur së fundmi në familje. Keni qenë shumë agresiv dhe kjo për shkak të disa të papriturave me të cilat jeni përballur dhe që ju kanë humbur durimin. Përfitoni nga kjo fundjavë për të rregulluar çdo keqkuptim.
Demi
Në dashuri do të jeni shumë xheloz dhe kjo gjë mund të shkaktojë probleme edhe në disa projekte profesionale, duke iu shpërqendruar. Mundohuni që të jeni më shumë të kuptueshëm në raport me partnerin/en. Në vendin e punës priten konfirmime të reja.
Binjakët
Kjo e premte do të jetë mjaft e rëndësishme për të vlerësuar emocionet. Parashikohet një ditë mjaft e mirë për aleanca të reja dhe për të gjetur më shumë mbështetje në vendin e punës.
Gaforrja
Është një ditë gjatë së cilës nuk përballoni dot shumë gjëra, për shkak se në këtë moment jeni tepër të angazhuar në punë, për t’iu dedikuar të tjerave. Parashikohen mundësi shumë të mira, për takime të reja.
Luani
Do të merrni përgjigje të rëndësishme, të cilat do ju lejojnë që të shikoni me sy tjetër disa situata sentimentale. Duhet të jeni më të vendosur sa i takon ndjenjave tuaja, pasi kjo është periudha me e favorshme për të kultivuar ndjenjat dhe raportin në çift.
Virgjëresha
Kjo ditë do ju gjejë mjaft romantik dhe ëndërrimtarë. Dashuria do të jetë epiqendra e kësaj të premteje, ku do e kaloni pa tensione dhe të shpërqendruar. Transaksionet janë mjaft të favorshme.
Peshorja
Po përkushtoheni maksimalisht për të arritur një objektiv profesional që i keni vendosur vetes. Por duhet të jeni më të organizuar për arritjen e tij, pasi një e papritur e vogël ekonomike, mund të ngadalësojë ritmin tuaj.
Akrepi
Mos u përfshini nga ankthi, pasi idetë dhe intuita juaj do ju lejojnë që të rregulloni çdo të papritur. Në dashuri duhet të jeni më spontan, sidomos nëse kohëve të fundit keni qenë konfuz. Analizoni mirë çdo detaj, para se të merrni një vendim përfundimtar.
Shigjetari
Ka ardhur momenti që në sferën profesionale të riktheheni në lojë. Do të jeni të fortë dhe karizmatik, ndaj mos u stepni për të çuar përpara propozime të reja. Në dashuri do të jeni të përfshirë nga dyshimet.
Bricjapi
Ky është momenti më i mirë për të rindezur pasionin. Së fundmi në dashuri do të jeni shumë të hutuar, për shkak të punës së tepërt. Kjo e premte është mjaft e favorshme për të bërë një arratisje romantike.
Ujori
Kjo ditë do të jetë mjaft dinamike, sidomos nëse do ju duhet të dorëzoni një projekt vendimtar për karrierën tuaj. Këshillohet që të jeni shumë të kujdesshëm me shpenzimet, pasi mund të ketë të papritura të vogla.
Peshqit
Në vendin e punës ka tensione dhe kjo mund t’iu bëjë të ndiheni të frustruar. Megjithatë duhet të silleni me sa më shumë diplomaci, për të shmangur përplasjet e ndezura. Në dashuri parashikohet rikuperim.
![](https://gazetainfokus.com/wp-content/uploads/2023/06/Screenshot_2-12.png)
Të tjera
-
Konjufca nderon Adem Demaçin: I pathyeshëm në burg dhe frymëzues brezash në lụftën për liri
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, në gjashtëvjetorin e vdekjes ...
-
Vlora Çitaku mban nesër konferencë, s’tregohet arsyeja
Sekretarja e Përgjithshme e Partisë Demokratike të Koosvës, Vlora Çitaku, do ...
-
Nikolla jep dorëheqje si kryetare e kuvendit të Shqipërisë: Është rezultat i një situate personale shëndetësore
Kryetarja e kuvendit të Shqipërisë, Lindita Nikolla, ka dhënë dorëheqje nga p...
-
Mehaj kujton Demaçin: Udhëheqësit politikë gabuan që s’e bënë president sa ishte gjallë
Ish-ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka kujtuar veprimtarin e çështjes...
-
Tri orë pritje e kolona deri në 1 mijë metra, përditësimi i fundit i MPB’së për gjendjen nëpër pikëkalimet kufitare
Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka bërë një përditësim rreth gjendj...
-
Kush është Florim Ejupi, që sikur Faton Hajrizi u arratis nga Bondsteel-i?
Florim Ejupi është një ndër emrat më të përfolur në botën e errët të krimit n...
-
Presidentja i fton krerët e partive për t’u konsultuar rreth datës së zgjedhjeve që mbahen vitin e ardhshëm
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu, ka ftuar zyrtarisht...
-
Do rikthehen temperaturat mbi 40 gradë në Shqipëri
Në 21 korrik u shënua rekordi global përsa i përket temperaturës mesatare...
-
Mbledhja e radhës e Qeverisë, merret një vendim
Qeveria e Republikës së Kosovës ka mbajtur sot mbledhjen e 215’të. Në këtë...
-
KFOR-i publikon pamje nga kufiri me Serbinë: Po patrullojmë rregullisht
Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, sot ka publikuar një video nga Mitrovica e ...
-
Hoxhaj viziton Thaçin e Veselin në Hagë: Fatin e tyre e shohin në shërbim të fatit të Kosovës
Deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj ka vizituar sot në Hagë, ish-presidentin Hash...
-
“Parisi 2024”, Osmani i ofron mbështetje ekipit të Kosovës: E bindur që do të shkëlqejnë dhe do të sjellin medalje
Presidentja Vjosa Osmani është lajmëruar në faqen e saj në Facebook, pak minu...