Lifestyle

Horoskopi, e premte, 29 mars 2024

Autori: Gazeta inFokus 07:12 | 29 March 2024

Dashi

Edhe vetë ju do surprizoheni nga ato që do arrini gjatë kësaj dite. Në çdo moment do ju gjeni zgjidhje problemeve që do ju dalin para. Hëna do ju bëjë më pasionante ju të dashuruarve. Do e mahnitni atë që keni në krah dhe do ndiheni për mrekulli pranë njëri-tjetrit. Nëse jeni beqarë nuk do preferoni të filloni një lidhje dhe do i refuzojnë të gjitha ftesat që do ju bëhen. Ky do jetë një gabim i rëndë për të cilën do pendoheni pafundësisht. Në punë do keni aftësinë të imponoheni dhe keni për të marrë ato që keni kërkuar. Mund t’iu jepen edhe shpërblime ose lavdërime që do ua mbushin shpirtin. Në planin financiar duhet ta dyfishoni maturinë dhe për çdo shpenzim duhet t’i bëni llogaritë me kujdes.

Demi

-Advertisement-

Me maturi, durim dhe largpamësi mund të arrini edhe gjërat më të vështira gjatë kësaj dite. Do jeni pozitivë dhe nuk do ndaleni asnjë moment. Për ju që keni një lidhje klima yjore nuk do jete mjaftueshëm e përshtatshme për një ambient të qetë. Shumë gjëra do ecin ndryshe nga sa mund ta kishit menduar dhe mund të ndiheni keq në disa momente. Ju beqarët, të ndikuar tej mase nga Hëna, do jeni sharmantë dhe joshës. Me siguri që do e gjeni personin e përshtatshëm. Në punë do ndryshoni aktivitet dhe do keni ide mjaft interesante. Do mbusheni me frymë dhe çështjet e nisura do iu japin goxha kënaqësi. Sektori i financave do stabilizohet tej mase kështu që mund të bëni edhe investime.

Binjakët

Venusi do mundohet t’iu bëjë më të logjikshëm gjatë kësaj dite. Nëse i kaloni pa problem këto momente asgjë e keqe nuk do ndodhë në vazhdim. Tregohuni edhe të logjikshëm. Nëse jeni në një lidhje mos kërkoni më shumë pavarësi nga sa duhet sepse atëherë kur nuk do e prisni situata mund t’iu dalë jashtë kontrollit. Nëse jeni beqarë ka mundësi të filloni një lidhje afatgjatë e cila do ua ndryshojë jetën njëherë e përgjithmonë. E shkuara e trishtuar do harrohet plotësisht. Jeta profesionale do jetë avancime premtuese dhe do arrini të merrni promocione. Kjo nuk duhet t’iu bëjë mendjemëdhenj. Financat duhet t’i keni gjithë kohës nën kontroll që gjendja të mbetet e qëndrueshme.

Gaforrja

Saturni do bëjë që ju të bëheni qendra e universit gjatë kësaj dite. Të gjithë do i kenë sytë nga ju dhe do ju kërkojnë mendim për gjithçka. Nëse keni një lidhje ose jeni të martuar keni për të kaluar një ditë fantastike. Mirëkuptimi dhe bashkëpunimi do jetë për t’u pasur zili nga të gjithë. Nëse jeni beqarë do kërkoni më kot një lidhje të qëndrueshme. Fati nuk do jetë gjithë kohës në anën tuaj dhe mund të mërziteni. Në punë nuk do i bëni gjërat sa për të marrë rrogën, por edhe për kënaqësi. Nëse ushtroni profesionin për të cilin jeni specializuar do keni edhe më shumë sukses nga të tjerët. Në planin financiar bëjini me kujdes llogaritë dhe gjendja ka për të mbetur gjithë kohës e qëndrueshme.

Luani

Gjatë kësaj dite planetët do ju shtyjnë edhe më shumë të ecni përpara. Do keni vullnet të hekurt dhe shumë kurajë. Për ju që keni një lidhje Venusi do jetë më i mirë pozicionuar. Do merreni vesh si duhet me atë që keni në krah dhe mund të merrni edhe disa vendime të mëdha. Ju beqarët do jeni në humor të mirë dhe do i pranoni të gjithë ftesat që do ju bëhen. Në punë nuk do ju mungojë ambicia dhe nuk do ndaleni përpara asgjëje. Pavarësisht se do keni shumë gjëra për të bërë nuk do e ndieni aspak lodhjen. Financat do fillojnë të përmirësohen, pasi ju do dini si të luftoni për të arritur atë që doni.

Virgjëresha

Edhe pse nuk do ndodhë ndonjë gjë e jashtëzakonshme në tërësi dita e sotme ka për të qenë e kënaqshme dhe aspak problematike. Nëse keni një lidhje jeta juaj nuk do ketë asnjë lloj problemi. Do ruani një klimë të ngrohtë me partnerin dhe do bashkëpunoni për çdo gjë me njëri-tjetrin. Ju beqarët do mundoheni gjithë kohës, por nuk do arrini dot ta bëni për vete atë që pëlqeni. Në punë do keni ide shumë të mira dhe formimi i marrë së fundmi do ju ndihmojë pafundësisht. Mund të ndryshoni edhe orientim, por çdo gjë do ju ecë si duhet. Me financat duhet të merreni më shumë. Po i latë gjërat pas dore dhe po shpenzuat pa menduar për të ardhmen situata do ju dalë jashtë kontrollit.

Peshorja

Gjatë kësaj dite gjërat nuk kanë për t’iu ecur mirë. Mund të jeni kokëfortë dhe nuk do doni të bashkëpunoni me askënd. Nëse keni një lidhje ka mundësi të mbylleni në vetvete dhe nuk do ja shprehni aq sa duhet ndjenjat partnerit. Marrëdhënia mes jush do lërë për të dëshiruar. Ndryshoni sa pa pasur pasoja më të mëdha. Ju beqarët me shumë gjasë do takoni një person që do ju përshtatet në çdo pikë dhe do i bëjë t’iu rrahë zemra fort. Në punë do e keni të vështirë të ndërmerrni iniciativa dhe nuk do i arrini rezultatet e kërkuara. Bëni kujdes sepse e nesërmja do jetë akoma më e vështirë. Në planin financiar duhet të tregoheni sa më të matur që të mundeni pasi në të kundërt situata do ju dalë jashtë kontrollit.

Akrepi

Yjet do ju motivojnë edhe më shumë gjatë kësaj dite dhe do ju nxitin të bëni projekte të reja. Do merrni frymë më lirisht dhe do jeni më të qetë. Ju të dashuruarit do jeni shumë të drejtpërdrejtë dhe do ja bëni partnerit edhe disa kritika që më parë nuk keni mundur dot. Nëse jeni beqarë do ndiheni gati për t’ia shprehur ndjenjat atij që keni kohë qe e` pëlqeni dhe jeta shumë shpejt do ju ndryshojë. Në punë do merrni mbështetje nga të gjitha anët dhe çdo gjë për ju ka për të qenë më e lehtë. Do keni shumë ego dhe nuk do ndaleni asnjë çast. Buxhetin do dini si ta menaxhoni në çdo moment dhe gjendja ka për të mbetur e kënaqshme. Vazhdoni me këtë strategji.

Shigjetari

Do jeni shumë realistë gjatë kësaj dite dhe nga ana tjetër këmbëngulja do bëjë që të arrini atje ku dëshironi. Hëna dhe Jupiteri do jenë planetët udhëheqës. Për ju të dashuruarit dialogu, bashkëpunimi dhe mirëkuptimi do mbizotërojë gjatë gjithë kohës. Nuk do keni aspak probleme me partnerin dhe kjo do ju bëjë të ndiheni të qetë. Ju beqarët do keni më shumë fat se kurrë dhe do e gjeni princin tuaj të kaltër. Në punë të gjithë do ua njohin meritat dhe do ju përgëzojnë për çdo arritje që do keni. Do jeni tejet të përqendruar dhe mund të mbështesni edhe kolegët. Në planin financiar do keni mbështetjen e planetëve dhe gjendja do vazhdojë të mbetet gjithë kohës e mirë.

Bricjapi

Edhe pse nuk do avanconi me ritmet që ju keni dashur sërish dita e sotme nuk ka për të qenë e keqe. Do jeni objektivë dhe përherë me këmbë në tokë. Ju të dashuruarit do ndiheni mirë ashtu si jeni dhe nuk do preferoni të bëjnë asnjë lloj ndryshimi. Në kohën e lirë mund të merreni edhe me ndonjë aktivitet të përbashkët. Ju beqarët do jeni me shumë fat në dashuri dhe do mundni të takoni personin për të cilin keni thurur kaq shumë ëndrra. Në punë do diskutoni gjerë e gjatë me kolegët tuaj dhe do arrini në një marrëveshje bashkëpunimi. Duke qenë bashkë mund të arrini edhe më lart. Në planin financiar do jetë mirë të tregoheni më të matur me shpenzimet sepse situata mund t’iu dalë jashtë kontrollit.

Ujori

Në shumë momente do gjendeni në situata të sikletshme gjatë kësaj dite. Do keni rivalitet të fortë dhe mund të futeni edhe në konflikte. Ju të dashuruarit do keni më shumë nevojë se kurrë për qetësi dhe dashuri. Partneri do ju mbajë në pëllëmbe të dorës dhe do ju bëjë të ndiheni më së miri. Nëse jeni beqarë keni për të pasur një ditë fantastike. Mund të takoni persona të shenjës suaj me të cilët do dashuroheni kokë e këmbë. Në punë do jeni më të përgjegjshëm, por disa kolegë nuk do ju lenë rehat dhe do ju stresojnë gjatë gjithë kohës. Buxheti do varet nga mënyra sesi ju do i menaxhoni të ardhurat. Po nuk treguat kujdes do keni probleme edhe në vazhdimësi.

Peshqit

Gjatë kësaj dite do përjetoni emocione të ndryshme. Hëna dhe Saturni do ju çojnë herë pas here në situata sa të bukura aq edhe delikate. Nëse keni një lidhje shfrytëzojeni sa të mundni ditën e sotme dhe bëni çfarë t’iu duket e arsyeshme. Marrëdhënia në çift do mbetet gjithë kohës e mirë. Ju beqarët nuk do doni të filloni një lidhje sepse do mendoni sikur do humbin lirinë dhe pavarësinë po patët dikë në krah. Në punë do iu jepet një mision shumë delikat që do ju stresojë goxha. Tregohuni të vëmendshëm dhe mos u nxitoni për te hedhur hapa. Plutoni do ketë ndikim pozitiv tek financat dhe gjendja do mbetet gjithë kohës e kënaqshme. Nuk do keni për çfarë të ankoheni.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Prince Caffe zgjeron shtrirjen në rajon, arrin marrëveshje bashkëpunimi me zinxhirin kroat Plodine
-Advertisement-

Të tjera