Lifestyle

Horoskopi 7 Tetor, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju

Autori: Gazeta inFokus 09:48 | 07 October 2021

Dashi

Stresi mund të jetë një problem i vërtetë për ju tani. Marrëdhëniet jo të shëndetshme mund t’ju bëjnë të ndiheni në ankth. Shkëputuni nga njerëz të cilët ju bëjnë mos ndiheni të vlerësuar.

Demi

-Advertisement-

Dëshira juaj për t’u argëtuar mund të përplaset me nevojën tuaj për të qenë përgjegjës. Mund të luftoni për të gjetur një mënyrë me anë të së cilës të merrni më të mirën nga të dyja botët. Partneri nuk do të jetë në gjendje t’ju ndihmojë të arrini atë që keni synuar të bëni.

Binjakët

Ndonjëherë ju keni dëshpërimisht nevojë të qëndroni vetëm. Ju mund të mos dëshironi të ndryshoni asgjë nga rutina juaj. Kjo është normale, pasi është mirë t’i pranoni gjërat ashtu siç janë.

Gaforrja

Mos u përpiqni të debatoni pa nevojë. Disa beteja mund të mos funksionojnë ashtu siç dëshironi. Nëse është e mundur, caktoni një ditë dhe kohë tjetër për të zhvilluar një bisedë të vështirë.

Luani

Nëse dikush ju afrohet me një ide që duket brilante, merreni në konsideratë. Por duhet të jeni të ndërgjegjshëm se arsyeja përse ata kërkojnë përfshirjen tuaj është se duan të mbështesin pjesën më të madhe të rrezikut mbi ju. E doni diçka të tillë?

Virgjëresha

Mund të jetë e lehtë për ju të gjykoni veten tani. Ju jeni hiper-kritikë për disa gjëra që lidhen me ju. Punoni për vetë-faljen dhe jini të durueshëm ndërsa ndryshoni gjërat që dëshironi të përmirësoni.

Peshorja

Duke ditur që disa njerëz nuk e pranojnë lidhjen tuaj mund të bëhet një problem serioz. Mund të ndiheni sikur keni nevojë të pohoni ose t’i jepni një ultimatum partnerit tuaj. Kjo mund të jetë një qasje e gabuar. Mundohuni të trajtoni problemin, jo individin, dhe shikoni se çfarë mund të bëni për t’i bërë gjërat më mirë si ekip.

Akrepi

Flisni qartë që të tjerët t’ju kuptojnë, por mbani larg egërsinë në fjalët tuaja. Mënyra se si e jepni mesazhin tuaj është pothuajse po aq e rëndësishme sa edhe vetë mesazhi.

Shigjetari

Mos ktheni mbrapsht asnjë mundësi duke menduar se mund të mos e përballoni. Jo vetëm që do ia dilni, po edhe do të keni shumë sukses nëse ju kërkohet të merrni më tepër përgjegjësi. Sigurohuni që edhe do të paguheni më tepër.

Bricjapi

Nuk keni pse jeni tepër i sjellshëm sot, pasi njerëzit me të cilët keni të bëni nuk do ta marrin mesazhin e tërthortë. Nganjëherë duhet të jeni më i vrazhdë që punët të bëhen.

Ujori

Dita e sotme mund të jetë e favorizuar për transferta, spostime të vogla dhe pritje për para. Duhet të përfitoni nga takimet fatsjellëse që krijohen papritur gjatë gjithë ditës.

Peshqit

Mos e teproni me faturat, ose në të kundërt do të hasni vështirësi në shlyerjen e tyre. Mund të jeni pak shpërdorues me burimet që keni dhe nëse nuk bëni pak kujdes, problemet tuaja financiare vetëm do të përkeqësohen.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Comodita Home dhe Prince Caffe: Sponsor të përgjithshëm të Sunny Hill Festival
-Advertisement-

Të tjera