Horoskopi 2 Shtator, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju
Autori: Gazeta inFokus 06:53 | 02 September 2021
Dashi
Sot kapërceni çdo vështirësi që ju paraqitet, duke mirëmenduar çdo veprim që bëni. Ndryshoni sjelljen tuaj, sepse për disa situata mund të jeni edhe ju fajtorë.
Bisedat me partnerin do ju ofrojnë më shumë siguri në marrëdhënie. Sonte është momenti i përshtatshëm për rrëfime. Beqarët jini të durueshëm dhe mos u dorëzoni, sepse diçka e bukur po vjen.
Demi
Keni çështje në pritje që duhet t’i zgjidhni menjëherë për të shmangur problemet e mundshme në të ardhmen.
Mos u nervozoni me gjëra të parëndësishme. Vendosni qëllime për të ardhmen, sepse mundësitë për t’i arritur janë të shumta.
Në fushën e dashurisë dhe romancës, marrëdhënia juaj po shkon mirë. Beqarët tentoni të afroheni me personin që ju intereson.
Binjakët
Disa ngjarje do t’ju detyrojnë të ndryshoni programin dhe idetë që keni pasur deri më tani.
Disa plane që keni në pritje do të realizohen dhe do të arrini suksesin që prisnit, pasi do të qetësoheni dhe do i shihni gjërat nga një perspektivë tjetër.
Gaforrja
Mos ndaloni së provuari atë që po bëni, sepse jeni shumë afër qëllimeve tuaja.
Vështirësitë e së shkuarës kanë kaluar dhe tani e tutje mund të bëni plane të reja, për të siguruar një të ardhme më të mirë.
Kujdesuni të mos thoni fjalë që mund të lëndojnë partnerin tuaj. Relaksohuni pak.
Për beqarët, planetët sot do ju sjellin në rrugën tuaj një njohje të re që do t’ju emocionojë.
Luani
Kini kujdes të mos devijoni nga qëllimet tuaja, në mënyrë që të arrini suksesin që dëshironi sa më shpejt.
Mos e nënvlerësoni ndihmën e njerëzve tuaj në çështjet që ju shqetësojnë. Këshillat e tyre mund t’ju nxjerrin nga situatat e vështira.
Në jetën tuaj romantike mund të krijohen probleme nga asgjëja. Kapercejini, pa prishur atmosferën e këndshme që ekziston në marrëdhënien tuaj. Beqarët mos u trishtoni dhe mësoni të kaloni kohë me veten tuaj.
Virgjëresha
Fillon një ditë e mirë për ju. Zhvillimet pozitive, shpresat dhe dinamizmi juaj, vijnë për të rritur gjendjen tuaj morale dhe psikologjike.
Do të zbuloni se puna e madhe dhe përpjekjet që keni bërë deri më tani nuk ju kanë lënë në baltë. Vazhdoni me ritmin që keni dhe shumë shpejt do të arrini suksesin që kërkoni.
Mos shpërtheni me partnerin tuaj pa arsye. Beqarët mbajeni mend; ka shumë njerëz përreth jush që ju duan, por qëndrimi juaj nuk i lejon ata t’ju afrohen.
Peshorja
Disa ngjarje dhe lajme do t’ju detyrojnë të ndryshoni idetë që kishit deri më tani. Duhet t’i shikoni gjërat më realisht, përndryshe do të ngatërroheni dhe do të mbyteni në ‘me një pikë ujë’.
Beqarët do të bëni njohje të reja, por kujdes, pasi mund të jenë sipërfaqësore.
Akrepi
Sigurohuni që t’i balanconi pak gjërat sot dhe mos lejoni që stresi të mbizotërojë në detyrimet e ndryshme që mund të keni në jetën e përditshme.
Dita ju ndihmon shumë për të zgjidhur çështje, që i keni lënë pas dore.
Në jetën tuaj romantike do të bëni diskutime me partnerin për çështje që kanë të bëjnë me të ardhmen.
Shigjetari
Dita kërkon nga ju të bëni hapa të ngadalta dhe shumë durim. Trajtoni çështjet që lidhen me karrierën tuaj me më shumë diplomaci, sepse dita do të sjellë zhvillime të padëshiruara që do t’ju shqetësojnë.
Beqarët dijeni se ka shumë persona që duan të afrohen tek ju, por sjellja juaj e ftohtë i largon nga ju.
Bricjapi
Sot fati është në anën tuaj. Mos kini frikë të ndërmerrni risqe, për sa kohë që vetëbesimi juaj mbetet i pathyeshëm.
Mos u dorëzoni pavarësisht se çfarë ju thuhet dhe vendosni synime që keni në mendje.
Në jetën romantike, përpiquni të gjeni më shumë kohë për partnerin tuaj.
Beqarët mos hezitoni të afroheni shumë me një person që e njihni prej vitesh, sepse synimet e tij mund të jenë të njëjta me tuajat.
Ujori
Sot ju presin shumë detyrime. Sigurohuni që t’i përfundoni aktivitetet që keni sa më shpejt dhe përpiquni t’i shihni çështjet që ju shqetësojnë më praktikisht, pa i’u përmbajtur aq shumë detajeve.
Nëse marrëdhënia juaj është prishur për shkak të palëve të treta sigurohuni që të largoheni menjëherë dhe të gjeni kohë për të shëruar çdo plagë.
Peshqit
Të dashur peshq, sot mund të ndjeni se koha po ecën më shpejt se zakonisht dhe nuk arrini të bëni gjithçka që dëshironi. Organizohuni më mirë.
Për më tepër, asgjë e keqe nuk ndodh, nëse lini një punë apo çështje për nesër.
Sot nuk jeni në humor për biseda, prandaj partneri ndjen se nuk jeni të interesuar për të. Kujdesuni për të mirën e marrëdhënies dhe mos lini përshtypje të gabuara.
Të tjera
-
SHBA dhe Evropa i gëzohen armëpushimit Izrael – Liban
Presidenti amerikan, Joe Biden, njoftoi para pak kohe se Izraeli dhe Libani j...
-
Tubim madhështor i AAK-së së Ramush Haradinajt në Gjakovë
Kandidati për kryeministër i koalicionit AAK, Nisma, Lista Konservatore dhe F...
-
G7 mbështet armëpushimin Izrael-Hezbollah, nuk shprehet për urdhër-arrestet e GJNP-së
Ministrat e jashtëm të vendeve më të zhvilluara të botës mbështetën fuqishëm ...
-
Bideni jep lajmin e mirë, Izraeli dhe Hezbollahu pajtohen për t’i dhënë fund konfliktit
Presidenti amerikan, Joe Biden, ka njoftuar se Libani dhe Izraeli janë pajtua...
-
“Turp duhet me të ardhë” – Hykmete Bajrami me fakte e zë në rrenë Mefail Bajqinovcin
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka thënë se e ka zënë në rrenë deputetin...
-
Bajrami reagon për rezervat: Piuna unë kam qenë në opozitë, Kurti e takoi vjehrrin e biznesmenit të dënuar për rastin
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami i është kundërpërgjigjur akuzave të minis...
-
Rilind Gërvalla tash e mohon se AKI ka gisht në lajmin e RTK-së që sulmoi mediat, akuzon një pjesë të bordit
Rilind Gërvalla, Drejtor i RTK-së, ka mohuar se AKI ka gisht në lajmin që sul...
-
“Rasti ndodhi jashtë objektit” – Rektorja jep detaje për shpërthimin në kolegjin privat në Prishtinë
Rektorja e kolegjit privat “Heimerer” në Prishtinë, Naime Brajshori, është de...
-
Krerët e UÇK-së i ankohen trupit gjykues, i shkruajnë një letër me disa kërkesa
Ish-udhëheqësit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli,...
-
Raportohet për një shpërthim në një kolegj privat në Prishtinë
Një shpërthim ka ndodhur sonte në Prishtinë. Në rrethana të pasqaruara ako...
-
Nenad Rashiq i indinjuar që serbët autentikë të Kosovës janë ende jashtë procesit të dialogut
Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, ka thënë se nuk pret asgjë ...
-
Çitaku: Për ata që po ngrisin pikëpyetje, Mitrovica e Jugut është komuna e parë për numrin e premtimeve të realizuara
Pas një aksioni të aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje në Mitrovicën e Jugut...