Horoskopi 1 Shkurt, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju
Autori: Gazeta inFokus 06:55 | 01 February 2022
Dashi
Sot prisni jo vetëm ngjarje pozitive, surpriza në rrethin tuaj të miqve, por edhe mundësi për të arritur qëllime të larta. Me Hënën e Re në Ujor, miqtë ju mbështesin, ju ndihmojnë , por edhe ju sjellin përfitime të mëdha për të realizuar ëndrrat tuaja madhështore dhe planet e rëndësishme.
Demi
Sot do të ketë zhvillime pozitive dhe të dobishme në të gjitha fushat e rëndësishme të jetës suaj. Me Hënën e Re në Ujor, sot imazhi juaj social përmirësohet në maksimum, pasi me veprime, por edhe fjalë do të ndjeni se mjedisi juaj shoqëror ju respekton dhe ju admiron për atë që jeni në të vërtetë.
Binjakët
Hëna e Re në Ujor, ju jep shumë fat, në çdo gjë që bëni sot. Rrethanat përmes kontakteve, shoqërimit, bisedave, takimeve dhe udhëtimeve, do t’ju japin mundësi të pafundme për të arritur qëllime madhështore, për të rinovuar jetën tuaj të përditshme, për të qenë sërish optimistë, për të udhëtuar, për të kaluar sa më mirë dhe për t’u argëtuar sa më shumë.
Gaforrja
Fati është absolutisht në anën tuaj sot, veçanërisht për sa i përket dëshirave dhe planeve të thella që keni kohë që dëshironi t’i realizoni. Hëna e Re në Ujor do t’ju fuqizojë në çdo gjë që dëshironi të bëni! Ju mund të përmbushni dëshirat tuaja më të thella dhe të përfitoni nga intuita juaj e fortë.
Luani
Hëna e Re në Ujor, do t’ju shtyjë sot në disa vendime dhe veprime serioze, thelbësore dhe konstruktive, në marrëdhëniet dhe kontaktet tuaja ndërpersonale, që do të përmirësojnë shumë jetën tuaj të përditshme dhe shoqërimin tuaj. Përveç kësaj, ju mund të prisni zgjidhje, mundësi dhe shumë mundësi për çdo çështje pezull që keni.
Virgjëresha
Sot do të keni mundësi të bëni lëvizje pozitive dhe të gjitha detyrimet dhe çështjet tuaja pezull do të zgjidhen. Përveç kësaj, është dita ideale për ndryshime në pamjen tuaj.
Nëse jeni të fejuar, tregoni dashurinë tuaj. Nëse jeni beqarë thuajini jo flirtit.
Në karrierën tuaj ka ardhur koha të arrini shumë. Në planin financiar më në fund problemet kanë mbaruar, pasi zgjidhjet vijnë në mënyrë të papritur.
Peshorja
Tani mund të arrini çdo qëllim të madh, pasi fati është në anën tuaj.
Nëse jeni të fejuar, rinovoni marrëdhënien tuaj në maksimum dhe kaloni një kohë të mrekullueshme me partnerin duke shijuar pasionin dhe romancën. Nëse je beqarë padyshim kënaqesh me flirtin.
Në fushën e punës gëzoni lëvdata dhe performanca juaj njihet.
Akrepi
Sot, i dashur Akrep, po përmbushni me sukses absolut dëshirat, synimet dhe objektivat, që kanë të bëjnë me shtëpinë dhe familjen.
Nëse jeni të fejuar, sot është dita e duhur për një vendim për të jetuar bashkë, por edhe për të zgjidhur mosmarrëveshjet e vjetra. Nëse jeni beqarë kënaqesh me mesazhet e buta dhe flirtin, por edhe një mundësi për t’u rikthyer me një dashuri nga e kaluara. Profesionalisht jeni efikas, i palodhshëm. Mund të ndiheni pak të stresuar, për shkak të detyrimeve financiare familjare, por ato do të kapërcehen shpejt.
Shigjetari
Do të keni shumë mundësi për njohje të reja interesante dhe të dobishme. Një lajm i mirë vjen gjatë ditës dhe ndryshon të dhënat tuaja. Gjithashtu çdo lëvizje që bëni sot kurorëzohet me sukses dhe ju kënaqeni.
Nëse jeni tëfejuar, biseda dhe fjalët e buta do t’ju afrojnë më shumë me partnerin, me të cilin do të merrni një vendim të përbashkët. Nëse jeni beqarë, shijoni gëzimin dhe disi, ju vjen mundësia për një lidhje të re, e cila do t’ju magjepsë dhe ndoshta do t’ju çojë në një lidhje të bukur.
Nga ana profesionale zhvillimet do të jenë vetëm pozitive për ju. Ekonomikisht, dita është ideale për marrëveshje dhe nënshkrime.
Bricjapi
Sot do të dalloheni për vetëbesimin tuaj të shtuar dhe sharmin tuaj të pjekur. Çështjet dhe marrëdhëniet që janë të rëndësishme për ju në jetën tuaj, janë stabilizuar.
Nëse jeni beqarë nuk tërhiqesh më dhe nuk emocionohesh shumë lehtë. Nëse jeni të fejuar, kufizoni tendencën tuaj për xhelozi dhe posesivitet.
Do të keni favore në financat tuaja, në çdo lëvizje apo veprim sot.
Ujori
Sot fati është në anën tuaj në të gjitha fushat!. Duhet të përfitoni nga të gjitha mundësitë që do të vijnë në jetën tuaj dhe të realizoni dëshirat dhe ëndrrat. Sot nëse jeni beqarë, mund të jeni pak më të gjallë erotikisht. Me shumë mundësi do të keni një njohje të re, do të dashuroheni, do të emocionoheni, do të festoni dhe do të flirtoni pa pushim. Nëse jeni të fejuar, partneri juaj sot, do ju sjellë një lajm shumë të mirë ose do ju bëjë një propozim emocionues.
Mos kini frikë nga asgjë dhe promovoni qëllimet tuaja!
Peshqit
Besoni intuitës tuaj dhe njihni botën tuaj mendore dhe emocionale, në mënyrë që të kuptoni saktësisht se çfarë dëshironi. Lëvizni në prapaskenë dhe patjetër do të fitoni.
Cilado qoftë situata juaj personale, beqarë apo i fejuar, ju shijoni magjinë e një dashurie të fshehtë. Por nëse jeni në një lidhje duhet të bëni kujdes, sepse rrezikoni zbulimet. Profesionalisht, ju jeni shumë abstrakt dhe i pakujdesshëm.
Të tjera
-
Vazhdon fushata globale `16 Ditët e Aktivizmit kundër dhunës gjinore`
Sot vazhdon dita e tretë e fushatës globale “16 Ditët e Aktivizmit kundër dhu...
-
Parashikimi i motit për sot dhe ditët në vijim
E mërkura fillon me kushte për mjegull përgjatë ultësirave dhe ngrica të leht...
-
FSK shënon sot `Ditën e Forcës`
Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës sot do të mbajnë "Ditën...
-
Mblidhet Qeveria, 30 pika në rend të ditës
Sot do të mbahet mbledhja e Qeverisë së Kosovës. Në rend të ditës janë 30 pik...
-
Zgjedhjet e 9 shkurtit, Konjufca fton mërgimtarët që të regjistrohen
Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca i ka bërë thirrje mërgimtarëve që të regj...
-
Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë sipas kalendarit sot do të vazhd...
-
“Nuk më ka bërë dhuratë Ministria”- Këshilltari i Pecit flet pasi mori grantin 100 mijë eurosh
Këshilltari në Ministri të Bujqësisë, Naim Huruglica, në emisionin CONTEXT në...
-
Opozita bllokon akset kryesore në Tiranë, përplasje me policinë
Në Shqipëri, opozita e udhëhequr nga Partia Demokratike, organizoi pasditen e...
-
SHBA dhe Evropa i gëzohen armëpushimit Izrael – Liban
Presidenti amerikan, Joe Biden, njoftoi para pak kohe se Izraeli dhe Libani j...
-
Tubim madhështor i AAK-së së Ramush Haradinajt në Gjakovë
Kandidati për kryeministër i koalicionit AAK, Nisma, Lista Konservatore dhe F...
-
G7 mbështet armëpushimin Izrael-Hezbollah, nuk shprehet për urdhër-arrestet e GJNP-së
Ministrat e jashtëm të vendeve më të zhvilluara të botës mbështetën fuqishëm ...
-
Bideni jep lajmin e mirë, Izraeli dhe Hezbollahu pajtohen për t’i dhënë fund konfliktit
Presidenti amerikan, Joe Biden, ka njoftuar se Libani dhe Izraeli janë pajtua...