Rozë

Hoqi dorë nga djemtë e ‘Përputhen’, tani Shqipja kapet me reperin shqiptar

Autori: Gazeta inFokus 23:33 | 06 December 2020

Mbrëmjen e djeshme në “Shiko Kush LUAN” ishte e ftuar ish-konkurrentja e “Përputhen”, Shqipe Hysenaj, e cila u bë pjesë e lojërave të ndryshme dhe iu përgjigj pyetjeve pikante.

Pyetjet kishin të bënin edhe me konkurrentët e “Përputhen”, por nga ata Shqipja duket se ka hequr dorë. Tani ish-konkurrentja është kapur pas një reperi shumë të njohur dhe bëhet fjalë për Noizy-n.

Shqipes iu kërkua të tregonte emrin e një personazhi të njohur shqiptar, të cilin do ta ftonte live për një takim dhe ajo tha emrin e Noizyt, si një prej artisteve të saj të preferuar.

-Advertisement-

Kur u pyet se cili personazh VIP e kishte ngacmuar në rrjete sociale, ish-konkurrentja preferoi të mos tregonte asnjë emër, duke u shprehur se asnjë VIP nuk e kishte ngacmuar.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rakinica e Skenderajt bëhet me rrjet të ri elektrik

Të tjera