Lajme

Homoseksual dhe fëmijë emigrantësh, kryeministri i ri i Irlandës

Autori: Gazeta inFokus 08:22 | 03 June 2017

38-vjeçari Leo Varadkar pritet të bëhet kryeministri i ardhshëm i Republikës së Irlandës, pasi fitoi zgjedhjet për lidershipin e partisë Fine Gael.Varadkar do të jetë gjithashtu lideri i parë homoseksual dhe më i ri në moshë në vend.

Ai mundi rivalin e tij, ministrin e Brendshëm, Simon Coveney, me 60 për qind të votave dhe do të pasojë në këtë detyrë Enda Kenny, si lider i partisë së qendrës së djathtë brenda pak javësh.Varadkar është fëmi i një infermiereje irlandeze dhe një doktori nga India dhe pjesa dërrmuese e mediave britanike është fokusuar tek origjina dhe seksualiteti i tij.

Ish-kryeministrja e Irlandës së Veriut, Arlene Foster e uroi atë në telefon e po ashtu bëri edhe kryeministrja britanike Theresa May, transmeton tch.Duke folur në përfundim të procesit zgjedhor, lideri i ri i Fine Gael tha se ndihej i nderuar që u zgjodh për të përballuar “sfidën e madhe” që ka përpara, të cilën, siç tha, do ta kryejë me përulje.

-Advertisement-

“Nëse zgjedhja ime tregon diçka, ajo është se paragjykimet nuk kanë vend në këtë Republikë”, tha Varadkar.Ai foli edhe për prejardhjen e tij.

“Kur im atë udhëtoi 5 mijë milje për të ndërtuar një shtëpi të re në Irlandë, nuk besoj se e kishte menduar se i biri mund të rritej dhe të bëhej lidër”, u shpreh Varadkar.

“Tani shpresoj që çdo fëmi që rritet në Irlandë të më shohë dhe të mendojë se në këtë vend nuk ka post të cilin nuk mund ta arrijë”, shtoi ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI – Universum International College sërish pjesë e Panairit të Edukimit, vazhdon të ofroj studime me standarde amerikane
-Advertisement-

Të tjera