Lajme

Hollanda kërkon rikthimin e vizave, vjen reagimi nga pala shqiptare

Autori: Gazeta inFokus 16:24 | 20 August 2017

Drejtoresha e përgjithshme e Kufirit dhe Migracionit, Aida Hajnaj u shpreh se nuk ka pasur asnjë ankesë nga pala hollandeze për problematika të shtetasve shqiptarë që udhëtojnë apo që qëndrojnë në këtë shtet.  “Ne nuk kemi patur asnjë ankesë nga pala hollandeze për problematika të shtetasve shqiptarë që udhëtojnë apo qëndrojnë në këtë shtet në kuadër të marrëveshjes Shengen”. Kjo ishte përgjigja e Aida Hajnajt lidhur me lajmin e djeshëm se Policia në bashkëpunim me Prokurorinë hollandeze i dorëzuan një kërkesë-raport qeverisë së Hollandës për të rikthyer detyrimin e vizave për shtetasit shqiptarë.

Sipas drejtoreshës Hajnaj, në bashkëpunim me palën holandeze do të punohet për evidentimin e rasteve të përfshirjes në veprimtari kriminale të shtetasve shqiptarë në Hollandë. /LAPSI.AL/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Coffee Show B2B në Zagreb nga Devolli Corporation
-Advertisement-

Të tjera