Lajme

Holandë, nuk pyesin për politikanët/ Me pasaportë të skaduar, ministri nxirret jashtë

Autori: Gazeta inFokus 13:13 | 18 March 2021

Rregullat janë njësoj për të gjithë, e në Holandë, atyre nuk u shpëtojnë as ministrat.

Një qendër votimi e ktheu mbrapsht, ministrin e shëndetësisë, i cili paraqiti një pasaportë me afat të skaduar teksa përgatitej të hidhte votën e tij. Hugo de Jonge, i cili kryeson përgjigjen e Holandës kundër pandemisë së koronavirusit, e pa veten në një moment shumë të vështirë kur u paraqit në qendrën e tij të votimit në Rotterdam.

Më pas, ministri shkroi në Twitter: “T’ju jap një këshillë të vogël, merrni me vete një dokument të vlefshëm kur të dilni”. Gazeta “Algemeen Dagblad” ,citoi njërin prej zyrtarëve kryesorë të qendrës në fjalë të pohonte se “nuk i ndryshojnë rregullat për asnjë politikan, kushdo qoftë ai”.

-Advertisement-

Zgjedhjet e përgjithshme në Holandë u panë gjerësisht si një referendum mbi mënyrën sesi e ka menaxhuar krizën e koronavirusit qeveria e vendit. Duket se holandezët ishin të kënaqur, përderisa vendosën të shpërblenin me një tjetër mandate ekzekutivin e kryeministrit, Mark Rutte, duke i dhënë edhe dy vende më shumë në parlament sesa në zgjedhjet e mëparshme.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI-Universum International College rankohet me sukses në Times Higher Education Impact Rankings 2024
-Advertisement-

Të tjera