Sport

Holandë – Angli, publikohen formacionet zyrtare

Autori: Gazeta inFokus 20:01 | 10 July 2024

Me fillim nga ora 21:00 stadiumi “Signal Iduna Park” i Dortmundit do të jetë nikoqir i gjysmëfinales së fundit të Kampionatit Evropian Euro 2024 mes Holandës dhe Anglisë.

Në raundin e 16-të Holanda e eliminoi Rumaninë duke e mposhtur 3:0, ndërsa në çerekfinale “Tulipanët” triumfuan 2:1 ndaj Turqisë, raporton KosovaPress.

Në anën tjetër, Anglia në raundin e 16-të e mposhti Sllovakinë me shifrat 2:1, kurse “Tre Luanët” me rezultat të njëjtë 2:1 shënuan fitore në çerekfinale duke e mposhtur Kombëtaren e Zvicrës.

-Advertisement-

Përballja e fundit mes Holandës dhe Anglisë daton në muajin qershor të vitit 2019, ku asokohe “Tulipanët” shënuan fitore 3:1.

Të dy kombëtaret janë takuar gjithsej 22 herë mes vete, ku Holanda ka shtatë fitore, Anglia gjashtë sosh, ndërsa në nëntë ndeshje nuk ka pasur fitues.

Fituesi i ndeshjes së sotme do të përballet në finale me Kombëtaren e Spanjës.

Fakt interesant është që Holanda ka humbur secilën nga tre gjysmëfinalet e saj në Evropian që nga fitimi i turneut në vitin 1988.

Formacionet zyrtare

Holanda: Verbrugen, Dumfries, De Vrij, van Dij, Ake, Schouten, Simons, Reijnders, Malen, Depay, Gapko

Anglia: Pickford, Guehi, Stones, Walker, Trippier, Rice, Mainoo, Saka, Bellingham, Fode, Kane

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Black Friday ne Artmotion

Të tjera