Holanda “ia pret” rrugën Serbisë drejt BE’së, zyrtarisht kundër hapjes së Kapitullit 3 për shkak të sundimit të ligjit
Autori: Gazeta inFokus
12:02 | 03 July 2026
Qeveria holandeze nuk e mbështet vazhdimin e negociatave të pranimit midis Bashkimit Evropian dhe Serbisë duke dalë kundër hapjes së Grupit 3 për shkak të situatës në fushën e sundimit të ligjit, raporton Radio Evropa e Lirë.
Një zëdhënës i Ministrisë së Punëve të Jashtme holandeze ka rikujtuar se Këshilli Evropian, në përfundimet e tij nga viti 2024, deklaroi se ishte thelbësore që Serbia të bënte përparim të konsiderueshëm të mëtejshëm, ndër të tjera, në fushën e sundimit të ligjit.
“Vlerësimi i qeverisë holandeze për Paketën e Zgjerimit 2025 mbetet i vlefshëm: hapja e Grupit 3 në këtë kohë nuk do të bazohej në meritë, duke pasur parasysh shqetësimet në lidhje me sundimin e ligjit”, tha zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme holandeze në një përgjigje.
Siç ka mësuar REL nga burime diplomatike, të paktën pesë shtete anëtare të BE-së nuk e mbështesin hapjen e Grupit 3. Përveç Holandës, e cila e ka konfirmuar zyrtarisht këtë qëndrim, vendet që e kundërshtojnë atë përfshijnë, ndër të tjera, tre shtetet baltike dhe Suedinë.
Arsyet për kundërshtimin lidhen kryesisht me gjendjen e sundimit të ligjit, ndërsa në rastin e disa vendeve, siç u tha për REL fakti që Serbia nuk vendosi sanksione ndaj Rusisë për pushtimin e Ukrainës nuk mund të injorohet.

T� tjera
-
Anketa: Rreth 20% e kosovarëve të rritur duan dhe po përgatiten të emigrojnë, si është situata në vendet e rajonit
Sipas të dhënave të publikuara nga Regional Cooperation Council SecuriMeter20...
-
Shpërthimi në Zvicër, shqiptari rrëfen tmerrin: U ndjeva sikur isha kthyer në luftën e Kosovës, dëgjova tri herë thirrje për ndihmë
Një shpërthim i fuqishëm i ndjekur nga një zjarr ka tronditur banorët e një p...
-
Policia ia gjenë pistoletën në veturë, ia konfiskojnë, prokurori e liron në procedure të rregullt
Policia e Kosovës ka konfiskuar një pistoletë me gjashtë fishekë gjatë kontro...
-
Arrestohen në Shqipëri dy shqiptarë të kërkuar nga Italia, pritet ekstradimi i tyre
Dy shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane janë...
-
Ultimatumi i Trumpit për Teheranin: Sulme të mëdha ushtarake pas Vitit të Ri nëse dështon marrëveshja
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka lëshuar një ...
-
Rama në Manastir propozon Bibliotekë Mbarëkombëtare të Shqipes: Do ta marrim përsipër,besoj se Kosova do të ketë gatishmëri
Kryeministri Edi Rama gjatë vizitës së tij në Manastir, në Europe House, pati...
-
Përparim Rama me bashkëshorten merr pjesë ë Ditën e Komunës së Kotorit – ndan pamje nga pritja atje
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka shkruar në Facebook se ka qen ënë Ko...
-
Ky është personi i cili dyshohet se përmes mashtrimit për leukemi akute mblodhi afro 190 mijë euro
Një fushatë humanitare e nisur me pretendimin se 20-vjeçari Endrit Azemi nga ...
-
Në mesin e javës temperaturat bien deri në -8, ngriten nga enjtja – moti në javën që po hyjmë
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka parashikuar mot të ndryshues...
-
Joseph sugjeron që dialogu Kosovë-Serbi të rifillojë sa më shpejt me temën e personave të zhdukur
Profesori amerikan, Edward P. Joseph, në një intervistë për mediumin serb “Ra...
-
Dyshimet për mbetje mortore, ekipet kthehen sërish në veri
Pas përfundimit të gërmimeve në Brod të Shërpcës, ekipet mjeko-ligjore do të ...
-
‘Studentët’ reagojnë për ligjin e Inspektoratit të Trashëgimisë Kulturore me gjuhë fyese ndaj Kosovës – përmendin garancitë e Ahtisaarit
Lëvizja Studentore e Serbisë që ka fituar zgjedhjet parlajemntare, ka reaguar...

































