Lajme

Hodhi gruan nga dritarja e shtëpisë, 52-vjeçari del i penduar para Gjykatës

Autori: Gazeta inFokus 10:13 | 07 July 2017

Ferdinand Ruko, 52-vjeçari nga Fieri i akuzuar për vrasjen e gruas së tij Liljana Ruko, i ka shpëtuar burgimit të përjetshëm. Kjo pasi, Gjykata e Krimeve të Rënda pranoi dje kërkesën për gjykim të shkurtuar, pasi i pandehuri shprehu pendesë për krimin. Prokuroria nuk e kundërshtoi kërkesën e avokatit të Rukos, duke bërë që seanca të shtyhet për një ditë tjetër, në mënyrë që prokurori të ketë kohë për të nxjerrë konkluzionet përfundimtare. Krimi tronditës ndodhi në dhjetor të vitit 2016, ku pas një debati me bashkëshorten, ai e hodhi të shoqen 47 vjeçe, nga dritarja e banjës së katit të katërt në banesën e tyre në lagjen “Kryengritja” në Fier. Ata kishin vetëm dy javë që ishin kthyer nga Gjermania, kur ndodhi ngjarja. Por, kthimi në atdhe rezultoi fatal për 47-vjeçaren nga Fieri, Liljana Ruko.

Ferdinand Ruko ka pranuar përpara hetuesve se hodhi gruan nga dritarja pas një sherri që pati me të.“Dyshoja tek gruaja ime, u zumë dhe debatuam ashpër. E futa në banjë, e zhvesha, e rraha dhe pastaj e hodha nga dritarja”, ka thënë para hetuesve 52-vjeçari, i cili hodhi nga dritarja e banjës bashkëshorten e tij Liljana Ruko. Mamaja e dy fëmijëve ndërroi jetë rrugës për në spital. Burri pranoi gjithashtu se edhe në Gjermani ka pasur probleme me bashkëshorten e tij. “Edhe në Gjermani kam pasur debate”, ka thënë ai para grupit hetimor. Ndërkohë, kohën kur ndodhi ngjarja, fqinjët e çiftit janë shprehur se kanë dëgjuar zënka, apo debate me zë të lartë. Ata thonë se kanë parë momentin kur 52-vjeçari e ka hedhur gruan e tij, nënë e dy fëmijëve, nga dritarja. Edhe pse janë munduar që ta shpëtojnë, ajo nuk ka mundur të mbijetojë duke ndërruar jetë gjatë rrugës për spital.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Nis bashkëpunimi serioz dhe strategjik midis Comodita dhe JYSK International
-Advertisement-

Të tjera