Sport

Hodaj vendimtar, Liria fiton në penallti dhe rikthehet në Superligë

Autori: Gazeta inFokus 18:10 | 04 June 2023

Liria siguron plasmanin në Superligë pas katër viteve.

Koha e rregullt në Podujevë në mes Ferizaj – Liria u mbyll pa gola, 0:0, shkruan lajmi.net.

90 minutat ishin interesant, pasi skuadrat kërkon zhbllokimin e ndeshjes.

Portierët ishin vendimtar në kohën e rregullt, duke mos lënë të tunden rrejtët e tyre.

Në vazhdime u zhvillua një lojë më e ‘lodhtë’ pasi u vërejt lodhja e lojtarëve nga të dy ekipet.

Ferizaj shënuan në minutën e 110′, por goli u anulua për pozicion jashtë loje.

Liria në anën tjetër kishin dy gjysmë raste, por nuk bën asgjë.

Në penallti skuadra e Lirisë ishte më efikase, duke fituar 3:0.

Portieri i klubit prizrenas, Drilon Hodaj bëri dy pritje fenomenale të penalltive, për të qenë kështu vendimtar për Lirinë.



Anëtarësohu në grupin e Infokus në Viber: GAZETA INFOKUS – VIBER – ANTARËSOHU

Dhe në grupin e Infokus në Facebook: GAZETA INFOKUS – FACEBOOK – ANTARËSOHU

Formula 1 vjen në Artmotion më “i çmendur” se kurrë

Të tjera