Historiani serb: Kosova mund ta padis Serbinë për gjenocịd përmes Shqipërisë, mund të jetë padia më e gjerë ndonjëherë
![](https://gazetainfokus.com/wp-content/uploads/2024/07/1601-600x360-1.jpg)
Autori: Gazeta inFokus
11:36 | 08 July 2024
“Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë është institucioni të cilit i drejtohet padia për gjenocid ndaj shtetit, por nuk përjashtohet që padia të ketë kërkesa dhe akuza të tjera, si krimet e luftës dhe krimet kundër njerëzimit, kompensimi për dëmet dhe të tjera. Besoj se padia e Kosovës do të përfshijë të gjitha kërkesat dhe akuzat e mundshme, pavarësisht nëse janë të bazuara ligjërisht apo jo”, thotë historiani serb Bojan Gjokiq në një intervistë për Danas.
Në një editorial me titull “Padia e Kosovës kundër Serbisë”, Gjokiq ka shkruar për Institutin për Krimet e Kryera gjatë Luftës, i cili është themeluar me dekret të Qeverisë së Kosovës në fillim të nëntorit të vitit të kaluar, si dhe për synimin e Institutit për të mbledhur prova për padinë e paralajmëruar të Kosovës kundër Serbisë.
Teksti ka shkaktuar edhe reagime, ndër të cilët avokati serb Milan Antonijeviq, i cili ka shkruar në “X” se “nuk mund të ketë padi nga Kosova kundër Serbisë, kaq”.
Gjokiq, i pyetur nëse është e mundur një padi e tillë, duke qenë se Kosova nuk është anëtare e Kombeve të Bashkuara, është përgjigjur se kjo nuk është pengesë që Kosova të bëjë padi përmes një pale të tretë, pra që një shtet të bëjë padi në emër të Kosovës.
“Ne e pamë një shembull se si, në fund të vitit të kaluar, Republika e Afrikës së Jugut ngriti një padi kundër Izraelit për gjenocidin e supozuar të kryer kundër palestinezëve. Më pas Kuba, Kili dhe vende të tjera iu bashkuan padisë. Është një supozim i justifikuar që Republika e Shqipërisë do të ngrejë padi kundër Republikës së Serbisë dhe pastaj disa vende të tjera do ta mbështesin padinë”, tha Gjokiq.
Ai tha se “duhet pasur parasysh se individë janë dënuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit para gjykatave të ndryshme” dhe se “në ato gjykime u përfshinë disa mijëra viktima shqiptare”.
“Megjithatë, pak njerëz janë të vetëdijshëm për faktin se ndaj popullatës shqiptare janë kryer krime të shumta që nuk kanë marrë epilogun e tyre”, tha Gjokiq.
Ai tha se “bëhet fjalë për 3000 deri në 4000 viktima”.
“Nëse gjykata në mesin e këtyre krimeve konstaton ‘qëllimin’ për të kryer gjenocid, që është kushti kryesor që diçka të shpallet vepër penale e gjenocidit, padia mund të jetë katastrofike për Republikën e Serbisë. Gjithashtu, besoj se askush në Republikën e Serbisë nuk e ka lexuar aktgjykimin e Gjykatës Ndërkombëtare Penale për Ruandën, të marrë në vitin 1998 në rastin ‘Prokurori kundër Jean-Paul Akayesu’. Ajo krijoi një precedent. Ai arriti në përfundimin se përdhunimi është një akt gjenocidi”.
“Në Kosovë rreth 1650 persona kanë marrë statusin e viktimave të dhunës seksuale në luftë dhe ky do të ishte aseti kryesor i padisë. Për shkak të mosveprimit të Republikës së Serbisë, gjegjësisht mosveprimit ndaj disa qindra kallëzimeve penale të ngritura kundër individëve të ndryshëm për krime të kryera në Kosovë, duhet të presim që faktet e tilla të referohen në padi. Injorimi i problemit nuk çon në zgjidhjen e tij. Dhe duke bashkuar të gjitha provat, padia do të jetë ndoshta më e gjera që është parë në praktikën ndërkombëtare”, tha Gjokiq.
![](https://gazetainfokus.com/wp-content/uploads/2024/04/434178109_945523566832917_4716854862130287286_n.png)
Të tjera
-
Haziri: Kurti, “politikan që shet mjegull”, Osmani do ta dërgojë draft-statutin e Asociacionit në Kushtetuese
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri e ka cilësuar krye...
-
Aksidentohet në Leskovac një familje nga Maqedonia e Veriut, vdes një grua – lëndohen katër persona
Një familje e cila raportohet të jetë nga Maqedonia e Veriut, ka pësuar aksid...
-
Analistët kërkojnë dorëheqjen e Sveçlës pas ikjes së Faton Hajrizit dhe të tjerëve nga burgjet e Kosovës
Analistët kanë deklaruar se ministri i Brendshëm Xhelal Sveçla duhet të japë ...
-
“Nuk dorëzohet Faton Hajrizi, ose iu ikë serbëve, ose shkakton viktima, ose vetëflijohet”
Emrush Thaçi, ish-Drejtor i Burgjeve ka thënë se me aq sa e njeh ai Faton Haj...
-
Kajtazi përplaset me Artan Hajrizin: Zëri yt ka hyrë në laboratore të forenzikës
Një përplasje mes Artan Hajrizit, vëllait të të arratisurit Faton Hajrizi dhe...
-
Gërvalla takohet me Hovenierin: Theksova nevojën për bashkëpunim edhe më intensiv në nisma rajonale e globale
Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, është takuar me ambasadorin e...
-
VV-ja thotë se shumë shpejt do të hapet Ura e Ibrit, por nuk jep datë
Hapja e urës kryesore mbi lumin Ibër, do të hapet për qarkullim shumë shpejt....
-
Obama dhe Pelosi raportohet se kanë kërkuar që Biden të rishqyrtojë kandidimin
Ish-presidenti amerikan, Barack Obama, privatisht ka shprehur shqetësime te d...
-
Aksident i rëndë në Rrugën e Kombit në Milot, dëshmitarët flasin për 15-20 automjete të përfshira
Sonte në Rrugën e Kombit ka ndodhur një aksident i rëndë trafiku. Nga atje ka...
-
Kurti fjalim për Gjuhën Shqipe, në hapjen e Seminarit të Mësimdhënësve të Mërgatës
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në ngjarjen hapëse të Seminar...
-
Detaje të reja: Edhe i arrestuari për ndihmë në kryerjen e vrasjes së policit është i arratisur nga burgu
Përpos Faton Hajdarit, të dyshuarit kryesor për vrasjen dhe plagosjen e një p...
-
Vëllai i Faton Hajrizit lajmërohet sërish: Ka ardhë te unë në Gjermani, i kam thanë ti nuk ke vend te unë
Vëllai i Faton Hajrizit, Artani është lajmëruar sërish dhe ka treguar se vëll...