Historianët e Deçanit: Europa Nostra krah Serbisë, po zbaton politika anti-shqiptare
Autori: Gazeta inFokus 19:34 | 18 July 2022
Lidhja e Historianëve të Kosovës “Ali Hadri”, dega në Deçan, ka reaguar pas raportit të 13 korrikut të lëshuar nga Organizata jo-qeveritare Europa Nostra. Në këtë reagim, historianët kanë thënë se Europa Nostra po zbaton politika anti-shqiptare.
“LHK “Ali Hadri” dega në Deçan dhe SHIP në Deçan, shprehën të shqetësuar me politikën anti shqiptare të OJQ “Europa Nostra”, e cila me rastin e Manastirit të Deçanit, është vënë në krahë të shtetit serb”, thuhet në reagim.
Ndër të tjerash, historianët kanë përsëritur se “Manastiri i Deçanit është vendi dhe objekti më i sigurt në Kosovë e Evropë”.
“LHK “Ali Hadri” dega në Deçan dhe SHIP në Deçan, theksojnë fuqishëm se Manastiri i Deçanit është vendi dhe objekti më i sigurti në Kosovë e Evropë, kur dihet si sigurinë e tij që nga vitit 1999, e bëjnë trupat paqeruajtëse të KFOR-it, trupa ushtarake të Aleancës veri-atlantike- NATO-s”, thuhet në reagim.
Lidhja e Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” i ka bërë thirrje KFOR-it që “që sa më parë të dal me qëndrim zyrtar rreth sigurisë së Manastirit të Deçanit dhe me ketë rast duhet të përgënjeshtrohet OJQ Europa Nostra”.
Reagimi i plotë:
Lidhja e Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan (LHK “Ali Hadri” dega në Deçan) dhe Shoqata e Intelektualëve të Pavarur në Deçan (SHIP), shprehën të shqetësuar me raportin e datës 13 korrik 2022, të lëshuar nga ana e Organizatës jo-qeveritare “Europa Nostra”, kjo pas vizitës që përfaqësuesit e kësaj organizate bën në Kosovë.
LHK “Ali Hadri” dega në Deçan dhe SHIP në Deçan, shprehën të shqetësuar me politikën anti shqiptare të OJQ “Europa Nostra”, e cila me rastin e Manastirit të Deçanit, është vënë në krahë të shtetit serb.
Për ne, edhe me shqetësuese është se përfaqësuesit e kësaj organizate, gjatë qëndrimit disa ditorë në Kosovë, gjithnjë dhe në vazhdimësi janë shoqëruar nga një prift serb dhe kanë lëvizur me një automjet pronë e Kishës Ortodoksë Serbe, të vozitur po nga një prift serb.
LHK “Ali Hadri” dega në Deçan dhe SHIP në Deçan, dënojnë fuqishëm tentimin e OJQ “Europa Nostra”, që Manastirin e Deçanit t’a paraqesin si monumente të rrezikuar.
LHK “Ali Hadri” dega në Deçan dhe SHIP në Deçan, theksojnë fuqishëm se Manastiri i Deçanit është vendi dhe objekti më i sigurti në Kosovë e Evropë, kur dihet si sigurinë e tij që nga vitit 1999, e bëjnë trupat paqeruajtëse të KFOR-it, trupa ushtarake të Aleancës veri-atlantike- NATO-s.
LHK “Ali Hadri” dega në Deçan dhe SHIP në Deçan, i bëjnë thirrje KFOR-it që sa më parë të dal me qëndrim zyrtar rreth sigurisë së Manastirit të Deçanit dhe me ketë rast duhet të përgënjeshtrohet OJQ “Europa Nostra”.
LHK “Ali Hadri” dega në Deçan dhe SHIP në Deçan, konsiderojnë së organizata “Europa Nostra”, me insistimin e saj që Manastiri i Deçanit është vendin i rrezikshëm, ka kryer veprim penal, anti realitet dhe si e tillë, ajo e ka humbur kredibilitetin e saj dhe me veprimet e saja ajo meriton të shpallët organizatë non-grata në Kosovë, sepse me vendosjen e Manastirit të Deçanit në vitin 2021, në top 7 monumentet më të rrezikuara në Evropë, e ka dëmtuar rëndë imazhin e Kosovës.
Organizata “Europa Nostra”, nuk është asgjë më shumë e asgjë më pak, se sa një zëdhënëse e shtetit serb, politikës anti shqiptare të kreut të Manastirit të Deçanit, Sava Janjiç, i cili është elementi më destabilizues në Kosovë.
Të tjera
-
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim
Gjatë natës sonte në disa zona të Kosovës nganjëherë priten intervale të ...
-
Një i lënduar nga aksidenti tek Liqeni i Badocit, e përfshirë një veturë
Një person është lënduar nga aksidenti që ka ndodhur në rrugën që kalona ...
-
Letra rrëqethëse e mërgimtarit i cili vendosi të kthehet në Kosovë
“Kosovë tanimë është koha të të kthejë gjithqka çfarë më ke dhënë, ti je toka...
-
Aksident tek Liqeni i Badovcit, dyshohet se ka rënë një veturë
Një aksident i rëndë dyshohet se ka ndodhur në rrugën përreth Liqenit të ...
-
Ankesa për tarifat, Termokos: Nuk ka ngritje të çmimit për ngrohje
Shqetësimet dhe pretendimet se çmimi i faturave për ngrohje nga Termokosi për...
-
“Patentë shoferi për 1000 Euro”, skandali i shitjes së tyre nga zyrtarët shtetërorë
Një zyrtar i Ministrisë së Infrastrukturës, me inicialet A.T., po dyshohet se...
-
Bedri Hamza uron Festën e Krishtlindjes: Shumë lumturi në këto Krishtlindje dhe gjithmonë
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, sonte ka marrë pjesë në pri...
-
Osmani uron Krishtlindjet: Të kujdesemi për ata që presin ndihmën tonë
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar Krishtlindjet. ...
-
Gjysmë orë është pritja për të hyrë në Kosovë te Dheu i Bardhë
Automjeteve që hyjnë në Kosovë përmes pikëkalimit kufitar te Dheu i Bardh...
-
Krasniqi uron Krishtlindjet: Uroj që shtëpitë tuaja të mbushen me gëzim, zemrat me paqe dhe ëndrrat me shpresë e besim
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, uruar krishtlindje...
-
Rrëqeth Vlora Dumoshi me lot në sy tregon se çfarë tha babai i saj para se të ndërronte jetë
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovë, Vlora Dumoshi, ka rrëfyer si asnjë...
-
Falja e të burgosurve nga Presidentja, SHKK dërgon 94 kërkesa
Shërbimi Korrektues i Kosovës (ShKK) ka njoftuar se deri më 13 dhjetor janë d...