Sport

Historia skandaloze: Ronaldinho bashkëjetonte me dy femra, të dyja në të njëjtën shtëpi

Autori: Gazeta inFokus 14:00 | 15 July 2019

Ronaldinho është gjithmonë në qendër të vëmendjes me çmenduritë e tij.

Karriera e brazilianit nuk ka qenë dhe aq e lakmueshme, pasi ish-sulmuesi i Barcelonës nuk ishte shembull në jetën e tij personale.

Ai pëlqente së tepërmi jetën e natës, alkoolin dhe femrat e bukura. Çmenduria e brazilianit ka shkuar deri në atë pikë sa ka bashkëjetuar me dy gra në të njëjtën kohë dhe të njëjtën shtëpi.

-Advertisement-

Ronaldinho jetonte njëkohësisht me Priscilla Coelho dhe Beatriz Souza, dy gratë ndanin të njëjtën çati në një vilë 5 milionë dollarësh në Rio. Ata nuk flinin kurrë në një dhomë së bashku me brazilianin, por kishin dhoma të ndara dhe sulmuesi flinte një natë me Priscillan e natën tjetër me Beatriz.

Historinë e ka bërë me dije nëna e Prescillas që ka treguar dhe marrëdhënien që kanë patur mes tyre.

Ai kishte dy dhoma gjumi, një për Priscillan dhe tjetrën për Beatriz. Të dyja, si të dashuruara që ishin, nuk e kishin problem dhe e pranonin këtë situatë. Ato nuk qëndruan kurrë në të njëjtin shtrat, një ditë i takonte Priscillas, ndërsa ditën tjetër ishte radha e Beatriz. Ronaldinho ju ka dhënë të dyjave të njëjtën sasi parash dhe ju ka bërë të njëjtat dhurata”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKS-ja kërkon nga Institucionet që sigurimi për bujqit të bëhët obligativ
-Advertisement-

Të tjera