Historia e tmerrshme pas filmit të ri të Leonardo DiCaprios
Autori: Gazeta inFokus 10:46 | 24 March 2023
Filmi i ri i aktorit Leonardo DiCaprio tregon historinë makabre të “regjimit të terrorit” që përfundoi me 24 persona të vdekur.
“Killers of the Flower Moon”, që do të shfaqet për herë të parë në maj, bazohet në librin e vitit 2017 të shkruar nga David Grann, ngjarjet e të cilit kanë ndodhur në vitet 1920.
Në atë kohë, FBI-ja nisi hetimet mbi disa vrasje të vendasve amerikanë, pjesëtarë të tribusë Osage, në Oklahoma. Këta persona u bënë të pasur brenda natës, kur në tokën e tyre u zbulua se kishte naftë. Ata përfituan më shumë se 30 milionë dollarë të ardhura çdo vit, që ndaheshin mes anëtarëve të fisit në mënyrë të barabartë.
Nëse një person jashtë tribusë kërkonte të kishte pjesë nga kjo pasuri, duhej të martohej me një anëtar të fisit. Në këtë periudhë, William K. Hale, nga Teksasi, nxiti nipin e tij, Ernest Burkhart, të martohej me vajzën Osage, Mollie Kyle (më vonë Mollie Burkhart).
Burkhart, i interpretuar nga Leonardo DiCaprio, dhe gruaja e tij Mollie, e luajtur nga Lily Gladstone, jetonin në Fairfax, me nënën e Mollie, Lizzie Q.
Në maj të vitit 1921, trupi i dekompozuar i njërës prej vajzave të saj, Anna Brown, u zbulua në një përrua në veri të Oklahomës. Ajo u gjet me një plumb pas koke, por duke qenë se Brown nuk kishte armiq, çështja mbeti e pazgjidhur. Dy muaj më vonë, Lizzie vdiq në rrethana të dyshimta nga një helmim, edhe pse nuk pati prova sërish.
Në janar 1923, vdiq edhe nipi i Lizzie, Henry Roan, ndërkohë që Hale, i interpretuar nga Robert De Niro, mashtroi duke përfituar 25 000 dollarë policë sigurimi.
Në mars të po atij viti, një tjetër vajzë e Lizzie, Rita Smith, bashkë me burrin e saj, vdiqën pas një shpërthimi që i shkatërroi shtëpinë. Vdekjet vazhduan derisa shifra e tyre shkoi në 24.
Dyshimet u shtuan shumë dhe hetimet çuan te emri William K. Hale, si “truri” pas vrasjeve. Ai u akuzua se kishte paguar të tjerë për të kryer vrasjet, në mënyrë që vetë të fitonte para dhe pushtet.
Në momentin që Hale dhe nipi i tij u arrestuan, u ndalën edhe vrasjet.
Të tjera
-
Çitaku, Kurtit: Mos u përziej aty ku s’e ke vendin – ke fituar për kryeministër të Kosovës, jo për sundimtar të shqiptarëve
Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, ka thënë se mësimi kryesor ...
-
Abdixhiku: Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut u ndanë, Kurti dhe gjithë aparati qeveritar u bënë akter aktiv
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Abdixhiku, ka reaguar pas re...
-
Ngjarjet e datës 25 prill
Vazhdon procesi gjyqësor në rastin Thaçi dhe të tjerët – gjykimi. (Hagë, ora ...
-
Taravari: BDI manipuloi me vota joshqiptare
Kandidati për president i Koalicionit VLEN Arban Taravari, pas shpalljes së r...
-
Festa e Frontit Europian, Ahmeti: Ky kapitull u mbyll me sukses, me mbi 40 mijë vota epërsi ne shënuam fitore
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti në festën e fitores ...
-
Valon Syla pas fitores së Osmanit: Kur Albin Kurti të shkojë në plazhet greke, më nuk i bie kah Maqedonia
Analisti Valon Syla tha se kryeministri Albin Kurti ka marrë leksion sonte sa...
-
Kurti fton diasporën që të marrë pjesë në regjistrimin online të popullsisë: Jeni shtyllë qendrore e shtetit tonë
Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka thënë se Kosova për herë të parë ka fil...
-
Shpallet vendimi për mbylljen e TikTok-ut në SHBA
Pasi Kongresi amerikan votoi në favor të projektligjit për mbylljen e TikTok-...
-
Bujar Osmani shpall fitoren, i kërkon Arben Taravarit ta pranojë humbjen
Kandidati i BDI-së nga Fronti Europian për president të Maqedonisë së Veriut,...
-
BDI-ja nisi festën në Sheshin Skënderbeu në Shkup, Grubi: Fitoi UÇK-ja dhe Ali Ahmeti
Një numër i madh i simpatiznatëve të BDI-së janë grumbulluar në Sheshin Skend...
-
“Mbylleni derën, shkoni në shtëpi”- simpatizantët e BDI-së para shtabit të VLEN
Simpatizantët e BDI-së provokojnë përfaqësuesit e VLEN-it të cilët kanë lëshu...
-
Kandidatja e VMRO-së prin në zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut
Në Maqedoninë e Veriut qytetarët më 24 prill votuan për presidentin e ri të s...