Lajme

Historia e shqiptarit: Beqareshat greke më morën nusen dhe dy fëmijët po i drogojnë

Autori: Gazeta inFokus 14:44 | 11 May 2017

Trifoni është një burrë shqiptar i martuar prej 19 vitesh me nusen e tij që e ka njohur në një fabrikë ku punonin të dy. Ai ka dy fëmijë dhe ka kaluar peripeci të shumta në jetë, por mes halleve dhe vuajtjeve shprehet se të dy, bashkë me bashkëshorten, kanë arritur t’ia dalin mbanë, deri pak muaj më parë.

Për një jetë më të mirë Trifoni bën me dije se është larguar drejt Greqisë, ku punon natë e ditë për të siguruar jetesën dhe që fëmijëve të tij të mos u mungojë gjë. Në një komunikim me ‘Joq‘ ai bën me dije punon si murator në ishullin Selamina pranë Athinës. Edhe gruaja e tij punonte ku të mundte, deri sa një ditë Trifoni mësoi për një familje greke me dy të moshuar dhe tre vajza të ndara nga burrat, të cilat ishin kthyer nga Amerika, kërkonin një punonjëse në shtëpinë e tyre.

“Para 4 vjetësh njoha gjatë punës sime një familje greke që kishin qenë në Amerikë për shumë vite dhe ishin kthyer në Greqi. Kërkonin një punëtore pastruese dhe e çova gruan time te ata për të punuar. Familja e tyre kishte dy të moshuar dhe tre femra të ndara nga burrat kështu që isha tepër i qetë te kjo familje dhe gjithçka shkonte mirë. Unë punoja në ndërtim dhe një ditë, në punë e sipër, gjatë bisedës dikush më tha se ata të shkatërrojnë familjen, por unë kisha krijuar aq besim tek gruaja sa s’e mora parasysh fare. Kur shkoj në shtëpi dhe bisedoj me gruan për këtë, më thotë se është e vërtetë që janë të ndara dhe kanë ndarë shumë familje dhe e thonë me mburrje të madhe, por as që behej fjalë që ajo t’i dëgjonte e të ndahej nga mua për to”, – tregon Trifoni.

-Advertisement-

Ai vijon rrëfimin teksa tregon se pak kohë më parë vendosi të vinte në Shqipëri, ndërkohë që kishte bërë një punë me vlerë të madhe tek shtëpia e grekeve të kthyera nga Amerika dhe ato nuk e kishin paguar.

“Marr gruan në telefon për ta pyetur nëse ato i kishin dhënë paratë dhe më përgjigjet shumë ftohtë. Më thotë “Janë paratë e tua, s’kam punë unë”. Kthehem në Greqi, gruaja dhe fëmijët më ndjekin nga shtëpia. Më sollën policinë. Greket më thanë mos iu afro atyre se do të fusim në burg. U tremba se kanë shumë njohje me policinë e ishullit”, – shprehet babai i dy fëmijëve.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Për Festën e Bajramit, ZBRITJE deri n’KUPË t’QIELLIT!
-Advertisement-

Të tjera