Historia e jashtëzakonshme/ Si e mposhti sëmundjen e rëndë futbollisti finlandez
Autori: Gazeta inFokus 08:38 | 12 September 2024
Ilmari Niskanen, 26 vjeç, ishte një lojtar që vizitoi “Wembley”-n mbrëmë me Finlandën.
Në fakt ai është i vetmi futbollist finlandez që aktualisht luan në Angli, duke qenë mbrojtës krahu për Ekseter Sitin e Ligës së Parë.
Por pas emrit të tij fshihet edhe një fabul e jashtëzakonshme, kur në moshën 18-vjeçare, pak përpara kryerjes së shërbimit ushtarak, ai pësoi një krizë.
Skaneri më pas zbuloi se ai kishte një tumor në tru.
Por, Niskanen ruajti gjakftohtësinë dhe zbatoi rigorozisht të gjithë procesin e rikuperimit.
Lojtari i kombëtares nordike, i cili ka luajtur 20 ndeshje, tha për “The Times”:
“Sigurisht, ishte një tronditje e madhe, por unë isha ende i qetë. Ishte e vështirë, veçanërisht për familjen dhe miqtë e mi, por për disa arsye në fakt isha pa stres.
Gjatë gjithë procesit, unë i besova mjekut. Ndihesha sikur mezi prisja me padurim operacionin, për të hequr qafe tumorin.
Më kujtohet edhe një natë para operacionit, po ndihesha shumë mirë dhe isha i lumtur që mund ta kaloja atë tani dhe të hiqja tumorin dhe të jetoja normalisht.
Kujdesi shëndetësor është aq i mirë sa kam qenë në gjendje të jem aq i qetë shumicën e kohës gjatë gjithë procesit”. Niskanen e fitoi luftën dhe u nis në huazim tek Ingolshtadi në Gjermani.
Por pasi humbi vendin e tij të titullarit, ai humbi mundësinë për të përfaqësuar vendin e tij në “Euro 2020”.
Ai më pas u drejtua në brigjet britanike, fillimisht me Dandi Junajtid për 2 vite përpara se të përfundonte tek Ekseteri vitin e kaluar.
Të tjera
-
Albulena Haxhiu e akuzon Sami Lushtakun: Mbrëmë personalisht tentove ta sulmoje eskortën e Kryeministrit
Kryeministri Albin Kurti nuk është pritur mirë mbrëmë në Skënderaj, me dhjetë...
-
Kryeministri i Serbisë dha dorëheqje: Çka pritet tash?
Kryeministri i Serbisë, Millosh Vuçeviq, dha dorëheqje nga posti, mes valës s...
-
Ambasadori i Finlandës: Kosova mund të zbusë ndikimin e presioneve të jashtme dhe të fuqizoj themelet e veta demokratike
Ambasadori i Finlandës në Kosovë, Matti Nissinen, tha se Ballkani Perëndimor ...
-
Lendita Bekteshi mesazh qytetarëve: LDK-ja është si një familje, ky është momenti që e kemi pritur
Kandidatja për deputete nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës Lendita B...
-
Jeta Rafuna: Kryeqyteti e refuzon mashtrimin, Prishtina është LDK
Kandidatja për deputete nga radhët e LDK-së, Jeta Rafuna- Hasani, ka ndarë pa...
-
Haradinaj: Lista e Koalicionit për Kosovën Fituese është një kombinim i mrekullueshëm me emra të njohur të dijes e të politikës
Kandidati i AAK-së për kryeministër, Ramush Haradinaj, ka thënë se lista e Ko...
-
Kryeministri i Serbisë jep dorëheqje
Kryeministri i Serbisë, Millosh Vuçeviq, ka dhënë dorëheqje, kanë raportuar m...
-
25 vjet nga themelimi i Rinisë së PDK-së, Krasniqi: Një çerek shekulli aktivizëm, energji dhe përkushtim të palodhshëm
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka thënë se mbrëmë kanë festuar 25 vjetori...
-
Prokuroria në Gjilan: Në 2024-në kemi ngritur 316 aktakuza për dhunë në familje
Prokuroria Themelore në Gjilan bën të ditur se gjatë vitit 2024 ka pasur në p...
-
Vazhdon dëshminë Naser Krasniqi, tregon për shumat që paguanin mërgimtarët për UÇK-në dhe luftën
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë edhe të martën po vazhdon...
-
Arrestohet i dyshuari për largimin e fëmijëve nga nëna e tyre
Një person është arrestuar, nën dyshimin se ka larguar nga shtëpia fëmijët e ...
-
Treni godet një veturë në hyrje të Pejës
Treni i linjës Prishtinë – Pejë, mëngjesin e sotëm ka goditur një veturë në h...