Lajme

Hisen Berisha “përgëzon” kryeministrin Kurti, ja çfarë i thotë për bisedimet

Autori: Gazeta inFokus 13:53 | 25 August 2022

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Hisen Berisha, i ka reaguar kryeministrit Kurti për takimit në Bruksel, shkruan Gazeta Infokus.

Ai përmes një reagimi, ka një përgëzuar kryeministrin duke i thënë se ia arriti që Amerikën të e kthejë pro Vuciqit.

“Edhe një “përgëzim” duhet bërë i ditur për Kryeministrin tonë.  Ia arriti shoku Albin, ta kthej Amerikën pro Vuçiqit e Serbisë në bisedime. Kjo po, që përbën një të arritur të madhe prej argati. Pas takimit të Brukselit, me deklaratën e Ambasadorit amerikan në Beograd, z. Hill, Kursi Politik i Veprimit, tingëllon favorizues si kualifikim për Vuçiqin dhe Serbinë. Dëshpërimi bëhet me i thellë kur e analizojmë karrierën politike dhe diplomatike që ka kaluar z. Hill, si dhe qëndrimet në mbështetje të të drejtës së Kosovës për liri e shtetësi”, ka shkruar Berisha./Gazeta Infokus/

-Advertisement-

Ky është reagimi i tij i plotë:

Përgëzim për Kryeministrin
Edhe një “përgëzim” duhet bërë i ditur për Kryeministrin tonë.
Ia arriti shoku Albin, ta kthej Amerikën pro Vuçiqit e Serbisë në bisedime.
Kjo po, që përbën një të arritur të madhe prej argati.
Pas takimit të Brukselit, me deklaratën e Ambasadorit amerikan në Beograd, z. Hill, Kursi Politik i Veprimit, tingëllon favorizues si kualifikim për Vuciqin dhe Serbinë. Dëshpërimi bëhet me i thellë kur e analizojmë karrierën politke dhe diplomatike që ka kaluar z. Hill, si dhe qëndrimet në mbështetje të të drejtës së Kosovës për liri e shtetësi.
Për shumë vite, lidershipi politik i shqiptarëve të Kosovës, punuan bashkë me miqtë e kombit tonë dhe diasporën, të sensibilizojnë Botën rreth kauzës sonë të drejtë.
Ishte ky një “teren politik” që bëri të mundshme dhe të suksesshme luftën e UÇK. Ishin vetë SHBA, që me ndërhyrjen e organizuar politike dhe ushtarake, u benë aleat të UÇK, të drejtës sonë humane, duke mundësuar fitoren e lirisë dhe sponsorizuar pavarësinë e shtetin.
Kjo që po ndodhë pas Brukseli, 18/08/22, është rezultat i kryeneçësisë së Kryeministrit tonë me ideologji neokomuniste e socialiste, i cili udhëhiqet nga qarku i mbyllur i të menduarit, “mbështetur në forcat tona”, mbi doktrinën “edhe barë do hamë”! Vërtetë “meriton” të përgëzohet kryeministri ynë!?

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Nëse doktor Mitrev do të përdorte hemofiltrimin me qëllim që të mashtruar pacientët, do t’i kishte mashtruar të gjithë 1738…
-Advertisement-

Të tjera